Aktivitetet



E mërkurë, 16 shtator 2009, Strasburg

KRYETARI AKTUAL DHE KRYETARËT E MËHERSHËM TË EVROPARLAMENTIT E POROSITËN IRLANDËN TA PËRKRAH MARRËVESHJEN E LISBONËS

Me iniciativë të Kryetarit aktual të Parlamentit Evropian, z.Jerzhi Busek, me rastin e fjalimit të tij në ditën e dytë të sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, morën pjesë tetë kryetarë të mëhershëm të Europarlamentit. Të gjithë ata u bënë apel qytetarëve të Irlandës ta përkrahin Marrëveshjen e Lisbonës në referendum më 2 tetor.

“Të gjithë kryetarët e mëparshëm pajtohen për rëndësinë e Marrëveshjes së Lisbonës në përgatitjen e Parlamentit Evropian për ballafaqim me sfidat e shekullit 21, duke përfshirë edhe krizën ekonomike, ndryshimet klimatike, emigrimin dhe kriminalitetin ndërkufitar. Vendimi i Irlandës do të ketë pasoja mbi të gjithë ne në këtë familje të popujve. Shpresojmë se do të thonë “po” meqë besoj se ajo është në interes tonin dhe të tyrin”, deklaroi z. Busek.

Kandidati për mandat të ri në vendin Kryetar i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, para eurodeputetëve i paraqiti drejtimet e veta politike gjatë takimit të sotëm. Disa prej grupeve politike i shprehën përkrahje, ndërsa të tjerët kërkuan veprime më konkrete.
Z. Baroso paralajmëroi revizion për kohën e punës dhe premtoi se do të ngrejë iniciativë për zvogëlimin e dallimit në rroga ndërmjet gjinive. Lidhur me buxhetin e UE-së, z. Baroso propozoi të kalohet në qasje në bazë të solidaritetit. Ai gjithashtu premtoi ndryshime në strukturën e Komisionit, me emërimin e Komisarëve për drejtësi, të drejta themelore dhe liri të qytetarëve, për punë të brendshme dhe migrim, si dhe për aksion për klimën, por edhe këshilltar për kërkime shkencore dhe inovacione.

Click