Aktivitetet



E mërkurë, 21 tetor 2009, Gjenevë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIME ME KRYETAREN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z-NJ. CECKA CAÇEVA DHE DELEGACIONIN E ARGJENTINËS NË UIP

Në kuadër të Kuvendit të121-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej 19 deri më 21 tetor në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim dypalësh me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Bullgarisë, z-nj. Cecka Caçeva.

Në takim, të dy kryetarët  e parlamenteve u zotuan për mbajtjen e  marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit në nivel të lartë parlamentar. Republika e Maqedonisë pret bashkëpunim dhe mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Shfrytëzimi i përvojës  bullgare në bisedimet me UE-në në periudhën që vjen, për Republikën e Maqedonisë do të jetë veçanërisht i dobishëm.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është i nevojshëm përforcimi i bashkëpunimit, lidhur me ndërtimin e Korridorit 8, si një korridor i rëndësishëm rajonal.

Kryetari Veljanoski shprehu keqardhje të thellë për aksidentin në anije, e cila ndodhi në Ohër dhe theksoi se Republika e Maqedonisë me pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj, punon seriozisht për zbulimin e  të gjitha detajeve për aksidentin, në mënyrë që kurrë më të mos përsëritet.

Kryetari Veljanoski realizoi takim edhe me delegacionin e Argjentinës në UIP, në të cilin u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve. Parlamentarët argjentinas u informuan për Vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Argjentinë, në vitin e ardhshëm.

 

Click