Aktivitetet



E mërkurë, 17 qershor 2009

KUSH DO TË JETË KRYETAR I RI I PARLAMENTIT EUROPIAN?

Detyra e parë e anëtarëve të Parlamentit Europian më 14 korrik do të jetë të zgjedhin kryetar të ri, i cili do të jetë fytyra e tyre në publik. Partitë politike akoma nuk kanë dalë me emra zyrtarë, por në radhët e tyre tashmë qarkullojnë disa trashëgimtarë potencialë të z. Hans-Gert Petering.

Kryetari i Europarlamentit, në mandatin e tij 2,5 vjeçar, ka për detyrë të udhëheqë me seancat plenare të Parlamentit në Bruksel dhe Strasburg dhe të mbajë fjalim hyrës në hapjen e të njëjtave. Por, roli i tij kyç është përfaqësimi i Parlamentit në Këshillin e Europës, ku takohen katër herë në vit liderët e të gjitha 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Europian.

Në aspekt të jashtëm, njeriu i parë i Parlamentit e përfaqëson të njëjtin në të gjitha çështjet juridike, si për shembull nënshkrimi i marrëveshjeve me Bashkimin Europian. Ai gjithashtu, e përfaqëson PE në skenën ndërkombëtare dhe bën vizita zyrtare në dhe jashtë Bashkimit. Kryetari është përgjegjës për nënshkrimin e buxhetit të BE-së.

Në Parlamentin e ri ka 7 grupe politike, por pas zgjedhjeve të fundit akoma ka kohë për formimin e grupeve të reja ose rigrupimin e atyre ekzistuese. Treshen udhëheqëse të përbërjes së re të zgjedhur me 776 deputetë e përbëjnë partia e qendrës së djathtë me 264 deputetë, socialistët me 161 vende parlamentare dhe liberalët me 80 anëtarë. Prapëseprapë, këto numra ende mund të ndryshojnë, duke pasur parasysh 93 deputetët e pavarur të cilët mund t’i bashkëngjiten ndonjë partie. Në pajtim me rregullat e Parlamentit, për formimin e partisë janë të domosdoshëm më se paku 25 anëtarë nga së paku 76 shtete.

Në përfundim të gjithë procesit, Parlamenti Europian do të fitojë kryetar të ri, 14 nënkryetarë, 6 kuestorë, si dhe kryetarë të komisioneve parlamentare dhe të delegacioneve për marrëdhënie ndërparlamentare me vendet që nuk janë pjesë e BE-së. 

Click