Aktivitetet



E enjte, 17 shtator 2009

KUVENDI - RRITJA E PJESËMARRJES SË SEKTORIT QYTETAR NË ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2007 e shpalli 15 shtatorin Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, e cila për herë të dytë u shënua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes një sërë ngjarjesh.

Manifestimi qendror, me rastin e kësaj ngjarjeje, ishte tryeza e rrumbullakët me temën ‘’Drejt rritjes së pjesëmarrjes së sektorit qytetar në legjislacion dhe roli kontrollues i Kuvendit’’.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit qytetar, ekspertëve dhe deputetëve u realizua debat i hapur dhe i frytshëm për gjendjen aktuale në participimin e organizatave joqeveritare në punën e Kuvendit. Me këtë rast  u shqyrtuan edhe mundësitë për pjesëmarrje të rritur të sektorit qytetar në rolin ligjvënës dhe kontrollues të Kuvendit, që është në pajtim me fjalën dhe frymën  e Ligjit të ri të miratuar për Kuvendin.

Moderatori i tryezës së rrumbullakët, deputetja Cvetanka Ivanova, në pikëpamjet përfundimtare theksoi se pret që organizatat joqeveritare të kenë rol më aktiv në procesin e miratimit të ligjeve, duke filluar nga faza përgatitore, përmes realizimit të rolit kontrollues, deri në implementimin e tyre.

Pjesëmarrësit u dhanë mbështetje debateve publike të organizuara në Kuvend, si element i rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë.

Click