Aktivitetet



E enjte, 3 shtator 2009

MAQEDONIA PJESË E TAKIMIT TË UE-së NË STOKHOLM

Më 4 dhe 5 shtator, z. Karl Bild, si ministër i punëve të jashtme i Suedisë e cila kryeson me Unionin Evropian, do të jetë nikoqir i takimit joformal të ministrave për punë të jashtme të UE-së, i cili do të mbahet në muzeun suedez të arkitekturës, në Stokholm.

Në ditën e dytë të takimit në drekën e përbashkët të 27-të vendeve anëtare të UE-së, do të marrin pjesë edhe ministrat për punë të jashtme  të vendeve -kandidate për anëtarësim në Union, përkatësisht Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë.

Qëllimi i takimit dyditor është që t’u jepet mundësia ministrave të bisedojnë për çështjet aktuale, që janë me interes të përbashkët. Ato e përfshijnë procesin paqësor në Lindjen e Afërt, situatën në Iran, misionet e UE-së në Afganistan dhe Pakistan dhe rolin e UE-së si faktor global.

Click