Aktivitetet



E martë, 1 dhjetor 2009

MARRËVESHJA E LISBONËS HYRI NË FUQI

Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Lisbonë, e cila më 3 nëntor u nënshkrua nga kryetari i Çekisë, Vacllav Kllaus, me çka u kompletua ratifikimi në të gjitha 27 vendet anëtare të Unionit Evropian.

Pritet që Marrëveshja e re evropiane, e cila u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare pas mospajtimeve të gjata rreth reformave të brendshme, ta përmirësojë funksionimin e UE-së. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, UE-ja fitoi dy funksione të reja - përfaqësues i lartë i politikës së jashtme dhe kryetar i Këshillit të UE-së. Kryetar i parë i Këshillit të UE-së u zgjodh kryeministri i Belgjikës, Herman van Rompuj, i cili do të fillojë detyrën më 1 janar, ndërsa në funksionin përfaqësues i lartë i Unionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri u zgjodh britanezja Ketrin Eshton.

Lidhur me Komisionin Evropian, nga viti 2014 do të ketë më pak anëtarë, numri i komisarëve do të jetë i kufizuar deri në dy të tretat nga ai i vendeve anëtare, ndërsa do të ritet numri i vendeve në Parlamentin Evropian prej 736 në 751.

Risi është mënyra e votimit të cilën duhet ta inkuadrojë Këshilli i UE-së në pesë vitet e ardhshme. Vendimet do të merren në bazë të parimit të shumicës së dyfishtë, nga 55% e vendeve anëtare të cilat doemos duhet të paraqesin së paku 65% të popullatës evropiane.

Marrëveshja e Lisbonës ka për qëllim ta reformojë Unionin dhe ta përgatisë për zgjerime të ardhshme, përkatësish Union funksional edhe me 30 anëtarë më shumë.

Hyrja e Marrëveshjes në fuqi do të shënohet në Lisbonë me ceremoni solemne dhe fjalë të liderëve të UE-së.

Click