Aktivitetet



E mërkurë, 4 nëntor 2009

MARRËVESHJA E LISBONËS U NËNSHKRUA DHE NË ÇEKI

Kryetari çek VaclLav Klaus e nënshkroi Marrëveshjen e Lisbonës, me çka u kompletua ratifikimi në të gjitha 27 vendet-anëtare të Unionit Evropian. Dje, pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke e miratoi marrëveshjen reformuese të UE-së, kryetari të këtij vendi e vuri nënshkrimin mbi të.

Veprimin e Kryetarit çek e përshëndeti edhe njeriu i parë i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Busek.

"Ky është një lajm i madh, lajm të cilin e presim një kohë të gjatë, me çka  mbaron nënshkrimi i ratifikimit të Marrëveshjes së Lisbonës në të gjitha 27 vendet-anëtare. Marrëveshja, e cila në mënyrë të konsiderueshme i shton kompetencat e Parlamentit Evropian, mund të hyjë në fuqi para fundit të vitit. Duhet të zhvillojmë politikë të UE-së të luftë kundër ndryshimeve klimatike, papunësisë dhe të ndërtojmë politikë të përbashkët energjetike. Parlamenti Evropian, në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës, do të përmbushë detyrën e tij", tha z. Buzek.

Pavarësisht nga Kryetari i Evroparlamentit, ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës në Çeki, ndër të tjera e përshëndetën edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Barroso dhe kryeministri i Suedisë, i cili kryeson me Unionin Evropian, z. Fredrik Rejnfeld.
Traktati i Lisbonës që u nënshkruar nga të gjitha vendet-anëtare të UE-së, më 13 dhjetor 2007 në Lisbonë, ka për qëllim që ta reformojë Unionin dhe ta përgatisë për zgjerimet e ardhshme, që veçanërisht është në interes të Republikës së Maqedonisë.

Me të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve në Këshillin e UE-së, rritet roli i Parlamentit Evropian në procesin ligjvënës, zvogëlohet numri i anëtarëve të Komisionit Evropian nga 27 në 18. Ai gjithashtu, paraqet edhe Kartën për të drejtat themelore të UE-së dhe bëhet juridikisht i detyrueshëm.

Me marrëveshje parashihet  vendosja e funksionit kryetar i Këshillit Evropian, i cili do të ketë detyrë të sigurojë vazhdimësinë e punës së Këshillit dhe të promovojë konsensus ndërmjet të gjithë anëtarëve. Kryetari ka mandat prej 2,5 vjetësh.
Politika e jashtme të UE-së, të cilën do të udhëheqë përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe që do të bazohet në parimet e Kartës së OKB-së dhe ligjet ndërkombëtare, do të promovojë zgjidhje multiraterale të problemeve të përbashkëta, veçanërisht atyre në kontekst të KB-së.

Unioni do t’i vendosë të gjitha llojet e bashkëpunimit me organet e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara dhe do të definojë pozicionin e vendeve-anëtare të cilat që janë anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjet që diskutohen në këtë trup.

Risi është shumica e dyfishtë, e cila formalisht do të fillojë të zbatohet nga viti 2014 gjatë miratimit. Shumicë e dyfishtë, nënkupton mbështetje prej 55% të vendeve-anëtare, me ç’rast në to duhet të jetojnë të paktën 65% e popullsisë së Unionit.

Click