Aktivitetet



E mërkurë, 29 korrik 2009

MBJEDHJA E NJËZET E NJË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Mbledhjen e njëzet e një, e mbajtur më 28 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë), Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për menaxhim elektronik (leximi i dytë).

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Goran Mihajllovski, zëvendës-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, cili i theksoi arsyet themelore për shkak të së cilave propozohen këto ligje.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, zëvendës-ministri theksoi se me ndryshimet e propozuara ligjore do të mundësohet rregullim i plotë i marrëdhënieve në lëmin e komunikacionit rrugor. Në të vërtetë, përcaktohen kushte të cilat duhet t’i plotësojnë personat juridikë dhe fizikë që të mund të kryejnë bartje të udhëtarëve dhe mallrave në komunikacioni rrugor, rregullohen të drejtat dhe obligimet e bartësit gjatë kryerjes së bartjes së llojeve të veçanta, si në komunikacionin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Krahas asaj, propozohen sanksione adekuate për kundërvajtje për personat juridikë dhe fizikë të cilat në tërësi janë harmonizuar me Ligjin për kundërvajtje.

Njëkohësisht, me ligjin e propozuar sigurohet implementimi i mëtejshëm i legjislaturës së Unionit Evropian me të cilat rregullohet kjo lëmi, veçanërisht në pikëpamje të kushteve për marrjen e licencës për kryerjen e bartjes së llojeve të veçanta.

Përfaqësuesi i Qeverisë, në arsyetimin e tij të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike, i shprehu qëllimet themelore që do të arrihen me miratimin e këtij ligji. Ai theksoi se qëllimi i zgjidhjes që propozohet me Propozim-ligjin është që të sigurohet pagimi i kompensimeve për shfrytëzimin e infrastrukturës rrugore në Republikës e Maqedonisë të jetë në pajtim me legjislaturën e Unionit Evropian dhe Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, si dhe për atë se nuk do të ketë ndalesa dhe vonesa shtesë në vijat kufitare.

Njëkohësisht u theksua se ndryshimet e propozuara të ligjit janë në frymën e përputhshmërisë së legjislacionit vendas dhe atë evropian dhe këto ndryshime do të kontribuojnë për qarkullim më të madh të mjeteve në vijat kufitare.

Në lidhje me Propozim-ligjin për menaxhim elektronik, në afatin e caktuar në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në bazë të debatit Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë), Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i parë) dhe Propozim-ligji për menaxhim elektronik (leximi i dytë) janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë.

Click