Aktivitetet



E premte, 4 shtator 2009

MBLEDHJA E 32-të E KOMISIONIT PËR FINACIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 3 shtator 2009 e mbajti mbledhjen e 32-të.

Në mbledhje, Komisioni si trup punues amë, i shqyrtoi:

• Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për Rindërtim - KFB sipas Marrëveshjes për hua për Projektin ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi i komunave faza I” (leximi i dytë)
•  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane  për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përparimin e lundrimit civil ajror (leximi i dytë)
•  Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi në BERZH, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi Aksional për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i dytë).
• Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë).

Për Propozim-ligjin mbi ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për Rindërtim - KFB, sipas Marrëveshjes për hua për Projektin ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi i komunave faza I” (leximi i dytë), kryetari i komisionit konstatoi se në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni me 7 vota “pro”, dy “kundër” dhe një “i përmbajtur” konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet  për përgatitjen e Propozimit të plotësuar  të ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për Rindërtim - KFB, sipas Marrëveshjes për hua për Projektin ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi i komunave faza I”.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas Marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e  lundrimit civil ajror, kryetari i komisionit  konstatoi se në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk ishin parashtruar amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e  propozim-ligjit të Plotësuar për ngarkim me hua të Republikës së Maqedonisë në Bankën Evropiane për Rindërtim  dhe Zhvillim, sipas Marrëveshjes për kredi të Projektit për përparimin e lundrimit civil ajror.

Në seancë Komisioni i shqyrtoi edhe Amendamentin e nenit 1 paragrafi (1), Amendamentin e nenit 1 paragrafi (2) dhe Amendamenti 1 për  shtimin e paragrafit të ri (3) pas paragrafit (2) të Propozim- ligjit për plotësim të Ligjit për ngarkim  të Republikës së Maqedonisë me kredi në BERZH sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksionar për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë, të parashtruar nga grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Komisioni me pesë vota ,,pro” dhe tri ,,kundër” konludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e  propozim-ligjit të Plotësuar për ndryshimin e Ligjit për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me kredi në BERZH sipas Marrëveshjes për Projektin Programi Aksional për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë,

Komisioni edhe më tej e shqyrton Amendamentin për shtimin e paragrafit të ri (2) në nenin 1, Amendamentin e nenit 1 për shtimin e pikës së re 12 pas pikës 11 dhe Amendamentin e nenit 1 për shtimin e paragrafit të ri (2) dhe pika e re 4 pas pikës  3 të Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, të parashtruar nga grupi parlamentar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Komisioni me shtatë vota ,,pro”, dhe dy ,,kundër” dhe një ,,i përmbajtur” erdhi në përfundim se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e  propozim-ligjit të plotësuar  për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. 

Click