Aktivitetet



E martë, 15 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime, në Mbledhjen e sotme të dhjetë, debatoi për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë lidhur me konkluzionet e Këshillit të Unionit Evropian të 8 dhjetorit 2009.

Në mbledhjen debate të tyre kishin Sh. T.  z. Ervan Fuere, përfaqësues special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Unionit Evropian, Sh. T. Llars Peter Freden, ambasador i Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë, zonja Radmila Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, z. Vasko Naumovski zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për eurointegrimet, z. Tito Petkovski, anëtar i Këshillit, z. Dimitar Mirçev, përfaqësues i Kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Petrov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, zonja. Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, z. Kenan Hasipi, z. Aleksandar Nikollovski, z. Aleksandar Spasovski, anëtarë të Këshillit dhe z. Skender Buzaku, sekretar i myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame dhe përfaqësues i Këshillit.

Në mbledhje Këshilli i miratoi konkluzione nga debati publik lidhur me Propozim-ligjin për ndihmë juridike falas, të mbajtur më 14 qershor 2009, konkluzione nga debati publik lidhur me versionit punues të Ligjit për procedurë penale dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, të mbajtur më 22 qershor 2009, konkluzione nga debati publik lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, të mbajtur më 31 qershor 2009, konkluzione nga debati publik lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, të mbajtur më 27 gusht 2009, konkluzione nga debati publik lidhur Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të mbajtur më 4 shtator 2009, konkluzione nga debati publik lidhur me “Politikat për përparimin e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë”, të mbajtur më 26 nëntor 2009.

Click