Aktivitetet



E mërkurë , 9 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMINË E UJËRAVE

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave në vazhdimin e parë të mbledhjes së dymbëdhjetë, e mbajtur më 7 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë) .

Në komisionin në cilësi të përfaqësuesve-propozues të Propozim-ligjit, morën pjesë deputetët Jovan Llazarov dhe Vlladanka Aviroviq.

Deputeti Jovan Llazarov, duke e arsyetuar Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërave, veçanërisht i theksoi qëllimet që duhet të arrihen me miratimin e këtij ligji, dhe të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë dhe mospasjen e kapacitetit për t'u implementuar zgjidhja nga Direktiva evropiane, e cila kërkon miratimin e më tepër se 100 akteve nënligjore që kjo çështje të mund të jetë kompatibile me legjislaturën evropiane.

Ai veçanërisht e potenconi faktin se kompetenca të caktuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave duhet të kalojnë në kompetencat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që do të thotë se Propozim-ligji do të mundësojë supozim real për çështja e menaxhimit me ujërat në Republikën e Maqedonisë të realizohet në këtë periudhë si zgjidhje kalimtare me qëllim që zgjidhjet e reja do të duhet të miratohen të jenë plotësisht të qarta dhe të zbatueshme në praktikë. Ai ceku se janë formuar ndërmarrje të ujërave në bazë vullnetare, të cilat nuk japin rezultate pozitive, që nevojën për miratimin e këtij Propozim-ligji e bën realisht të nevojshme. Në fund, deputeti vuri në dukje se me transformimin e përshpejtuar do të realizohen rezultate gjysmake dhe çështja nuk do të realizohet për gjithmonë.

Me diskutimet e veta për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Nikolla Qurkçiev, Pande Dameski, Vlladanka Aviroviq, Vasko Shutarov dhe Cvetan Tripunovski.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni me dy vota ,,të abstenuar” dhe gjashtë ,,për”, vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë) është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click