Aktivitetet



E martë, 19 maj 2009

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në mbledhjen e dymbëdhjetë e shqyrtoi si trup punues Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezervat e mallrave (leximi i parë).

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të këtij ligji janë në drejtim të precizimit të dispozitave të cilat kanë të bëjnë me kriteret e nevojshme për zgjedhjen e magazinierëve për rezervat e mallrave, mënyrën e zgjedhjes së magazinierëve, si dhe plotësimin e ligjit me dispozita me të cilat do të përcaktohet kompensimi për magazinim, ruajtje dhe përtëritje të rezervave të mallrave, të cilat Agjencia për rezerva të mallrave do t’ua paguajë magazinierëve.

Komisioni me 8 vota “për” dhe një “të përmbajtur” konkludoi se Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezervat e mallrave është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejshëm.

Click