Aktivitetet



E martë, 27 tetor 2009

MBLEDHJA E DYZET E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e dyzet të mbajtur më 26 tetor 2009, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore (Leximi i parë). 

 Arsyetim për Propozim-ligjin dha zëvendësministri  i Financave z. Nedim Ramizi.

U shfaq mendimi se duhet të shprehet kënaqësi për atë që është marrë Raport pozitiv dhe se për këtë merita kanë më shumë institucione dhe u theksua se Republika e Maqedonisë edhe pas marrjes së këtij Raporti vazhdon me reformat rreth plotësimit të standardeve evropiane, siç është në pjesën e bashkëpunimit rajonal.

Para do kohësh u miratua Ligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës dhe shumë shpejt do të vendosen edhe marrëdhënie diplomatike, me çka do të lehtësohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve (hapjen e tregjeve të reja, shkëmbimi i shërbimeve dhe të tjera), përkatësisht vazhdimi i reformave rreth plotësimit të standardeve ekonomike. Procesi i decentralizimit duhet të mbarojë me qëllim që njësitë e vetadministrimit lokal të rrisin kapacitetin fiskal.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri i miratoi këto konkluzione:

  •  Komisioni e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 me aksent të veçantë në pjesën e Ekzistimit të ekonomisë funksionale të tregut dhe kapitujt: Lëvizja e lirë e kapitalit, Furnizimet publike, Shërbimet financiare, Tatimi, Politika ekonomike dhe monetare, Unioni doganor, kontrolli financiar dhe Dispozitat financiare dhe buxhetore.
  • Komisioni për financim dhe buxhet konsideron se Komisioni Evropian në raport jep përshkrim objektiv dhe real dhe vlerësime të gjendjes në kapitujt e lartpërmendur.
  •  Komisioni për financim dhe buxhet i propozon Kuvendnit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë Raportin e Komisionit Evropian për përparimin Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.


Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, z. Nedim Ramizi theksoi se qëllimi themelor i ndryshimeve të propozuara të ligjit është që të tejkalohen gjendjet të cilat e ngadalësojnë procesin e privatizimit të tokës ndërtimore dhe përfshirjen e gjitha kategorive të shfrytëzues të tokës ndërtimore privatizimi i së cilës nuk ishte rregulluar me ligj.

U shfaq mendimi se dispozitat ligjore që do të vijojnë, si dhe me reformën e kadastrës që është në rrjedhë, do të zgjidhen shumë çështje të cilat në këtë moment paraqesin pengesa për lehtësimin e procesit të privatizimit të tokës ndërtimore.

Komisioni njëzëri përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin  e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click