Aktivitetet



E premte, 11 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në mbledhjen e dyzetedytë të mbajtur më 24, 25 , 30 nëntor dhe më 1, 2, 4, 7, 9 dhe 10 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Në mbledhjen e Komisionit mori pjesë ministri i Financave mr. Zoran Stavrevski i cili dha arsyetim hyrës për Propozim-buxhetin. Ai theksoi se parametrat themelorë të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 në tërësi janë të arsyetuara me qëllimet e politikës makroekonomike dhe fiskale.

Detyrë kryesore e politikës fiskale edhe në vitin 2010 do të jetë sigurimi i stabilitetit të financave publike, në kushte kur ende ndjehen pasojat nga kriza ekonomike globale. Me këtë rast, Qeveria përmes nivelit të matur dhe të  kontrolluar të deficitit buxhetor do të tentojë që në të  njëjtën kohë të sigurojë stabilitet në ekonomi, por edhe të vazhdojë me përkrahjen e ekonomisë. Kjo do të shprehet edhe përmes anës së të dalave të Buxhetit ku nuk janë paraparë rritje të shkallës tatimore, ndërsa janë paraparë zvogëlime të shkallëve për kontribute sociale. Në anën e të dalave të Buxhetit janë bërë përmirësime të konsiderueshme të kualitetit të strukturës buxhetore për rritjen e të dalave kapitale pothuajse për 17%. Projeksionet për treguesit themelorë makroekonomikë për vitin 2010 janë rritje të PBB prej 2% dhe shkallë të ulët të inflacionit rreth 2%.

Kriza ekonomike botërore shkaktoi lëvizje negative në aktivitetin ekonomik. Analizat komparative tregojnë se Republika e Maqedonisë relativisht mirë e përballoi krizën ekonomike në raport me vendet tjera në rajon. Ulja e PBM prej 1,2% për gjysmën e parë të vitit 2009 pothuajse është më i ulëti në Evropë. Kjo është rezultat i vendosjes së mirë të politikës fiskale dhe monetare dhe të reformave të zbatuara për përmirësimin e biznes klimës dhe tre paketat e masave kundërkrizë.

Mbajta e stabilitetit makroekonomik dhe përkrahja në vazhdimësi e ekonomisë përmes rritjes së investimeve kapitale, mbajtjes së tatimeve të ulëta, zvogëlimit të kontributeve sociale dhe sigurimit të linjave të volitshme kreditore jashtë vendit janë karakteristikat themelore të Propozim-buxhetit për vitin 2010.

Në debat u shprehën më tepër mendime, propozime, sugjestione, vërejtje dhe pyetje të parashtruara.

Në diskutim morën pjesë deputetët: Јоvan Маnаsiјеvsкi, Маrjanço Niкоllov, Sonja Gjelova-Stojanovа, Аbedin Zymberi, Кërsto Мukoski, Мile Аndonov, Томе Çinovski, Vesna Bendevska, Vlladanka Aviroviq, Borisllav Stojmenov, Јаni Макраduli, Igor Ivanovski, Goran Minçev, Nikolla Çurkçiev, Sllavica Gërkovska Lloshkovа, Cvetanka Ivanova, Radmilla Shekerinskа, Juljeta Marku, Cvetko Grozdanov, Nikolla Коtеvski, Меnde Dinevski, Sulejman Rushiti, Flora Kadriu, Таhir Hani, Zhivko Pejkovski, Маrinella Tusheva, Таlat Xhaferi, Roza Тоpuzova Кarevskа, Save Savevski, Darka Petrushevska, Stojçe Kërstevski, Silvana Boneva, Аneta Stefanova, Ilija Dimovksi, Оlivera Тrajanovska, Goran Sugarevski, Darko Dimitrievski dhe Еmilijan Stankoviq.

Komisioni me 6 vota  ‘’për’’ dhe 2 vota ’’kundër’’ konkludoi që në pajtim me nenin 180 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se është e nevojshme që Qeveria të përgatisë Propozim të plotësuar të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, i cili paraqet tekst të ri integral në të cilin do t’i ndërtojë amendamentet me të cilat është pajtuar përfaqësuesi i Qeverisë në mbledhjen e Komisionit. 

Click