Aktivitetet



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen të dyzetekatërtë, si trup punues amë shqyrto Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (lexim i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (lexim i dytë) .

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative arsyetimin hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

Me tetë vota ,,pro'', një ,,kundër'' dhe dy  ,,të përmbajtur'', Komisioni përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, kryetari i Komisionit konstatoi se për Propozim-ligjin deri në afatin e caktuar, në pajtim me Rregulloren, nuk janë dorëzuar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Duke marrë parasysh se me këtë Propozim-ligji nuk janë dorëzuar amendamente, Komisioni njëzëri përfundoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitje për Propozim-plotësim të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim.

Click