Aktivitetet



E martë, 15 dhjetor 2009

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive më 11 dhjetor 2009 e mbajti mbledhjen e gjashtë me këtë rend dite :

  • Shqyrtimi i çështjes së zbatimit të dispozitës së nenit 55 të Ligjit për vetadministrim lokal lidhur me formimin e komisioneve për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në komunat e rajonit të Qytetit të Shkupit dhe në territorin e Republikës së Maqedonisë, në të cilat së paku 20% e numrit të përgjithshëm të popullatës, të përcaktuar në regjistrimin e fundit të kryer të popullatës, janë pjesëtarë të një bashkësie të caktuar, por edhe në komuna tjera në territorin e  Republikës së Maqedonisë që nuk janë të detyruar me dispozitën e këtij neni, ndërsa kanë formuar komisione për marrëdhënie ndërmjet bashkësive;
  • Vendimmarrje lidhur me kontestin për zbatimin e procedurës për votimin e Propozim-ligjit të plotësuar për themelimin e Rrjetit akademik hulumtues maqedonas (leximi i dytë).

Në mbledhje, përveç kryetarit dhe anëtarëve të Komitetit, ishin të pranishëm përfaqësuesi i BNJVL dhe kryetarët e komisioneve të komunave: Kërçovë, Butel, Dojrani i Ri, Llozovë, Çashkë, Zelenikovë, Jegunovcë, ndërsa në mbledhje gjithashtu morën pjesë dhe nënkryetari i Kuvendit të, z. Rafiz Aliti, kryetari i Komisionit për vetadministrim, znj. Ermira Mehmeti Devaja dhe i besuari i Ministrisë së Vetadministrimit Lokal.

Pika e dytë e rendit të ditës nuk u shqyrtua, për shkak se nuk ishte plotësuar kushti i përcaktuar në nenin 8 paragrafi 5 i Ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në bazë të të cilit Komiteti punon nëse në të marrin pjesë dy të tretat nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Click