Aktivitetet



E martë, 15 shtator 2009

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 14 shtator 2009, si trup i interesuar punues e shqyrtoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.

Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se lëvizjet makroekonomike negative në gjysmën e parë të vitit si pasojë e krizës ekonomike, e imponuan nevojën e përshtatjes së re fiskale të financave publike (e dyta me radhë gjatë këtij viti), përkatësisht përgatitjen e rishikimit të dytë të Buxhetit. Respektivisht rënia e PBV-së reale në kuartalin e parë të vitit 2009 ishte -0,9%, për rritjen pozitive të realizuar në kuartalin e katërt të vitit 2008 prej 2%.

Shkaqet kryesore për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 janë:

  •  Lëvizjet negative të realizuara të rritjes ekonomike në kuartalin e parë dhe të dytë të vitit veçanërisht në prodhimin industrial’;
  • Realizimi i të hyrave të përgjithshme, veçanërisht i tatimeve nën të hyrat e planifikuara për këtë periudhë të vitit dhe
  •  Zvogëlimi i mëtejmë i shpenzimeve të planifikuara me qëllim që të mbahet deficiti i planifikuar buxhetor prej 2,8% nga PBV i planifikuar për këtë vit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 propozohet:

  • Të kryhet revidimi i anës hyrëse të të hyrave dhe zvogëlimi i tyre për 4.617 milionë denarë, përkatësisht për 3.2% në marrëdhënie me projeksionet e planifikuara. Në këto korniza të hyrat tatimore janë reviduar në nivel më të ulët për 4. 441milionë denarë, përkatësisht për 5,7 me ç’rast më i madh është zvogëlimi i TVSH për 6.5%, tatimi personal mbi të ardhurat për 2%, si dhe të hyrat me bazë të taksave doganore dhe importuese për 16.7%, para së gjithash si pasojë e importit të zvogëluar dhe zvogëlimi vjetor i shkallës së ponderuar doganore. Për dallim nga të hyrat e tatimeve, kontributet sociale deri në fund të vitit pritet të realizojnë realizim të zmadhuar për 2.4% para së gjithash si efekt nga pagesa e integruar e kontributeve dhe efektet nga mundësitë ligjore për shlyerjen e kamatave. Të hyrat tjera, të patatimuara dhe kapitale, janë planifikuar në nivel më të ulët në pajtim me realizimin e tyre të zvogëluar.
  •  Në anën shpenzuese të bëhet zvogëlimi i shpenzimeve për pagesën e rrogave dhe kontributeve të shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve për 684 milionë denarë ose për 3%, i cili bashkë me zvogëlimin paraprak prej 4% paraqet zvogëlim të përgjithshëm prej 7%. Zvogëlimi i propozuar është rezultat i efektit të masave antikrizë për ngurtësimin e punësimeve përveç në pajtim me proceset integruese dhe Marrëveshjen kornizë.;
  • Të bëhet zvogëlimi i shpenzimeve për mallra dhe shërbime për 113 milionë denarë ose për rreth 1% që së bashku me zvogëlimin e mëparshëm prej 16% paraqet zvogëlim të përgjithshëm prej 17%.
  • Transfertet sociale të projektohen në nivel të pandryshuar që siguron pagesën me kohë të pensioneve dhe harmonizimin e tyre me 2% në pajtim me zgjidhjet ligjore si dhe pagesa me kohë e kompensimeve për personat e papunë, kompensimet sociale dhe shërbimet shëndetësore;
  • Në kuadër të subvencioneve dhe transferteve është siguruar realizim i plotë i subvencioneve në bujqësi dhe programi për zhvillimin rural të në shumë prej 70 milionë euro, si dhe pagesa e rregullt e bursave të nxënësve dhe studentëve;
  •  Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel më të ulët prej 4.340 milionë denarë ose rreth 18% në lidhje me shpenzimet e planifikuara, para së gjithash për shkak të zvogëlimit ligjor prej 30% të atyre shpenzimeve të cilat në gjysmën e parë të vitit kishin realizim më të ulët dhe nevoja për shtyrjen e të gjitha projekteve të cilat kanë komponentë importuese dhe dinamikë të ngadalësuar.

Në pajtim me zvogëlimet e propozuara, politika fiskale deri në fund të vitit do të realizohet në kuadër të të hyrave të zvogëluara në shumë prej 138.459 milionë denarë të cilat do t’i financojnë shpenzimet prej 149.594 milionë denarë. Në kuadër të projeksioneve të reviduara në këtë mënyrë deficiti buxhetor është planifikuar në shumë prej 11.135 milionë denarë, përkatësisht 2.8% nga PBV, në të cilat është përfshirë deficiti i buxhetit themelor prej 2.4%, deficiti i Agjencisë për rrugë prej 0.3%, deficiti i linjave kreditore për projekte të veçanta në shumë prej 1%.

Financimi i deficitit të planifikuar buxhetor dhe servisimi i rregullt i obligimeve të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm do të sigurohen nëpërmjet të emetimit të letrave shtetërore me vlerë në shumë prej 4.436 milion denarë, (që paraqet ngarkim më të vogël me borxh për 1.564 milionë denarë), linja kreditore nga Banka Botërore në shumë prej 3. 197 milionë denarë, linja kreditore për projekte të veçanta në shumë prej 780 milionë denarë, si dhe nga modeli evropian.

Për ndarjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave arsyetim dha zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Perica Ivanovski. Ai theksoi se zvogëlimi i mjeteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me këtë rishikim është 7.67%. Gjatë kësaj ai i tregoi dallimet dhe dha sqarim për shkaqet e devijimit. Zvogëlimi i mjeteve për shërbimet komunale, shpenzimet e rrugës dhe ditore siç theksoi ai nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në funksionimin e Ministrisë. Zmadhimi i mjeteve për shërbime të kontraktuara është i dedikuar për pagesën e punësimeve të përkohshme dhe për qiradhënien e hapësirë afariste në njësitë territoriale të Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në pjesën e Programit të Ekonomisë së Ujërave janë zvogëluar mjetet për nënprogramin Ekonomia e Ujërave; për hidrosistemin  e Zletovicës zvogëlimi është i parëndësishëm, për hidrosistemin Lisiçe zvogëlimi është më i rëndësishëm, por vlerësohet se mjetet e parapara me Rishikim do të jenë të mjaftueshme për realizimin e aktiviteteve deri në fund të vitit 2009. Mjetet për revitalizimin e fshatrave në Rishikim nuk parashikohen, përkatësisht shuhen (me Rishikimin e mëparshëm  për këtë drejtim ishin paraparë 7 milionë denarë) për shkak se nuk janë lidhur marrëveshje dhe aktivitetet shtyhen për vitin e ardhshëm.

Në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, një pjesë e mjeteve për subvencione janë bartur nga Nënprogrami Mbështetja financiare në Bujqësi te Nënprogrami Mbështetja financiare për zhvillim rural, ashtu që kjo bartje nuk do të reflektohet në pagesën e subvencioneve.

Në debat morën pjesë deputetët: Marjanço Nikolov, Vanço Kocev, Nikola Qurkçiev, Mile Andonov, Pançe Dameski, Femi Jonuzi, Zhivko Pejkovski dhe Toni Dimovski, drejtor në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri përfundoi që t’i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.

Click