Aktivitetet



E hënë, 1 qershor 2009

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë si trup punues amë, i shqyrtoi Propozim-ligjin për shpalljen e lokalitetit Allshar si monument natyror ( leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mjedisin jetësor (leximi i parë).

Në mbledhje u theksuan nevojat për miratimin e Propozim-ligjit për shpalljen e lokalitetit Allshar për monument natyror, nga aspekti i nevojës për mbrojtjen e rariteteve të caktuara natyrore të lokalitetit.

Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor, ka për qëllim që të organizojë mbledhje pune me deputetët dhe faktorët tjerë relevantë, me qëllim që të shqyrtohen çështjet dhe dilemat e paraqitura dhe të gjinden zgjidhje të drejta, të cilat do ta përmirësojnë tekstin e ligjit, dhe do ta bëjnë të qartë dhe preciz, e veçanërisht të zbatueshëm në praktikë.

Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshim e Ligjit për mjedisin jetësor. Përfaqësuesi i Qeverisë në arsyetimin e tij, i paraqiti qëllimet themelore të cilat do të arrihen me miratimin e këtij ligji, ndërsa të cilat kanë të bëjnë në zvogëlimin e detyrimeve të caktuara, gjatë importit të automjeteve të amortizuara.

Pas shqyrtimit të dy Propozimeve, Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, vlerësoi se ato janë të pranueshëm dhe duhet të jepen  në lexim të mëtutjeshëm.

Click