Aktivitetet



E enjte , 5 nëntor 2009

MBLEDHJA E KATËRDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në Mbledhjen e katërdhjetenjëtë si trup punues amë, e shqyrtoi Amendamentin e nenit 3 të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të truallit ndërtimor në pronësi shtetërore, të parashtruar nga grupi  parlamentar i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë.

Amendamentin e arsyetoi deputeti z. Marjanço Nikollov, me ç’rast theksoi se toka ndërtimore që është lëndë e nenit 6 paragrafi 1, nuk duhet të përjashtohet  nga privatizimi.

Përfaqësuesi i propozuesit të ligjit, zëvendës-ministri i Financave, z. Nedim Ramizi, nuk u pajtua  me amendamentin e parashtruar.
Në shqyrtim morën pjesë deputetët Tome Çingoski, Jovan Manasijevski dhe Marjanço Nikollov.

Me dy vota “për”, gjashtë “kundër” dhe një “të përmbajtur”, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Në mbledhjen e Komisionit u paraqit propozimi për parashtrimin e amendamentit, me të cilin propozohej që Qeveria e Republikës së Maqedonisë në Buxhetin e  Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, të parashikojë mjete për zhdëmtimin e qytetarëve të cilët e kanë privatizuar tokën ndërtimore deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ky propozim nuk e fitoi shumicën e nevojshme.

Komisioni, me gjashtë vota “për”dhe tri”kundër”, konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore.

Click