Aktivitetet



E martë, 03 nëntor 2009

MBLEDHJA E KATËRT E KOMITETIT PËR MARËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, më 30 tetor 2009 (e premte), e mbajti Mbledhjen e katërt me rend dite - Prezantimi i z. Abdulaqim Ademi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, lidhur me qëllimet dhe funksionet e Sekretariatit për implementimin Marrëveshjes kornizë, si dhe për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë dhe gjendjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të përfaqësuesve të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.

Përveç kryetarit të Komitetit Xhevat Ademi, Qenan Hasipi, zëvendës-kryetar dhe anëtarët e komitetit, në takim  morën pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës në Shkup, Shkëlqesia e tij Endrju Ki, përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Shkup Man Kiner, këshilltar politik dhe Adrian Ismaili asistent, përfaqësues të Misionit të OBSE-së në Shkup Kjetil Insane dhe Bear Grazhdani, këshilltarë politikë, përfaqësues të Delegacionit të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Mat Fil, këshilltar politik dhe Barbara Dragoviq, asistent politik, përfaqësuesi i Zyrës për lidhje i NATO-s Brixhit Trazov, shef i zyrës politike, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Rafiz Haliti dhe deputetë tjerë.

Zëvendëskryetari Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Abdulaqim Ademi dha prezantim detajor për plotësimin e qëllimeve dhe funksioneve të Sekretariatit, e  gjithashtu sqaroi se këtë vit janë punësuar 1260 përfaqësues të bashkësie etnike nga të cilët 860 kanë marrë vendime për punësim, ndërsa pritet të punësohen edhe 400 nëpunës shtetërorë deri në fund të vitit. Një nga vështirësitë e Sekretariatit lidhur me implementimin e principit  të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është mospasja e pasqyrës reale për gjendjet në institucione - shfrytëzues të mjeteve buxhetore.

Kryetari i Komitetit z. Xhevat Ademi shprehu mendim  se ka vullnet të mirë për implementimin e plotë të Marrëveshjes kornizë dhe se debatet e këtilla janë shumë të dobishme, gjithashtu theksoi se është i nevojshëm implementimi sa më i shpejtë dhe më efikas i Ligjit për përdorimin e gjuhëve të cilën e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, meqë kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve.

Në mbledhje u theksuan mendime pozitive për funksionimin e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, dhe për punën e Sekretariatit për implementimin  Marrëveshjes kornizë, megjithatë kishte edhe propozime për përparimin e punës së tyre dhe për rezultate  më të kënaqshme në punë.

 

Click