Aktivitetet



E PREMTE, 29 MAJ 2009

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport në leximin e parë, i shqyrtoi Propozim-ligjin për Akademinë ushtarake dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë.Me ligjin për Akademinë ushtarake, rregullohet themelimi dhe puna e Akademisë ushtarake si institucion i lartë arsimor dhe shkencor, për edukimin e kuadrove për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë. Zgjidhjet e propozuara ligjore e mundësojnë vazhdimin me punë të Akademisë në shtetin tonë, në pajtim me standardet e reja të shkencës ushtarake.

Me dy propozimet ligjore për Akademinë ushtarake që janë në procedurë të Kuvendit, sigurohet kryerja e veprimtarisë së arsimit të lartë në sferën e mbrojtjes, në bazë të standardeve evropiane për armata bashkëkohore dhe në pajtim me nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, për dallim nga zgjidhja ekzistuese ligjore e cila Akademinë ushtarake e  definon ekskluzivisht si institucion i lartë i pavarur arsimor, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit, jepet mundësia që Akademia të jetë edhe anëtare shoqëruese e ndonjë universiteti ekzistues.

Në këtë mënyrë mundësohet shfrytëzimi i resurseve ekzistuese dhe interdisiplinare në kuadër të Universitetit, me ç’rast për zbatimin e ligjit të propozuar nuk janë të nevojshme mjete plotësuese financiare.

Komisioni unanimisht konstatoi se Propozim-ligji për Akademinë ushtarake dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click