Aktivitetet



E hënë, 13 korrik 2009

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për politikë të jashtme, në mbledhjen e mbajtur më 9 korrik 2009, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit 1, të Marrëveshjes ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe vendeve anëtare të saj, Republikës së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara  për administrim të përkohshëm në Kosovë, për themelimin e Fushës së përbashkët evropiane të aviacionit.

Ligjet e propozuara për ratifikim, i arsyetoi Goran Stefçevski nga Ministria për Politikë të Jashtme.
 
Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e sojeve të reja të bimëve, është miratuar më 1961 dhe reviduar më 1972,  1978 dhe 1991. Palët kontraktuese të Konventës duhen të jenë anëtare të Unionit për mbrojtjen e llojeve të tjera të bimëve. Çdo palë kontraktuese e garanton dhe mbron të drejtën e kultivimit  të llojit të ri, të ndryshëm, uniform ose stabil, i cili nuk guxon të jetë lëndë e kufizimit të mëtutjeshëm. Me dispozitat  e Konventës sigurohet e drejta e kultivimit. Çdo palë kontraktuese siguron që shenja të regjistrohet  si dominim i llojit. Dominimi mundëson identifikimin e llojit, nuk duhet të jetë e pakuptueshme  dhe të shkaktojë konfuzion sa i përket karakteristikave, vlerës dhe identitetit të llojit të kultivuesit, i cili dominimin e merr nga shërbimet kompetente. Një lloj i njëjtë doemos duhet t’i dorëzohet palëve kontraktuese nën dominimin e njëjtë. Shërbimet kompetente të palëve kontraktuese  sigurojnë që të gjithë palët kontraktuese të  njoftohen për shënimin e llojeve  për paraqitjen e regjistrimit të dominimit. Sipas dispozitave të Konventës, palët mund të aderojnë në Union, nëse dispozitat nacionale të palëve janë në pajtim me Konventën. Republika e Maqedonisë ka Ligj për të drejtat seleksionuese të RM-së, i cili është i harmonizuar me kriteret e Unionit për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve.

Sa i përket Propozim-Ligjit për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit 1, të Marrëveshjes ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe vendeve anëtare të saj, Republikës së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara  për administrim të përkohshëm në Kosovë, për themelimin e Fushës së përbashkët evropiane të aviacionit, z. Goran Stefçevski  theksoi se ratifikimi i këtij Aneksi del nga nevoja e Republikës së Maqedonisë që t’i plotësojë përcaktimet e përbashkëta nga ana e UE-së, dhe ta harmonizojë legjislacionin e vet me legjislacionin e UE-së. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes u miratuan rregullativa dhe direktiva të reja që kanë të bëjnë më zbatimin  e Marrëveshjes. Në Aneksin 1 janë të përmbajtura rregullat ekzistuese për aviacionin civil, përkatësisht qasjen në treg, menaxhimin me komunikacionin ajror, sigurinë e aviacionit, sigurinë, mjedisin jetësor, mbrojtjen e shfrytëzuesve dhe dispozitat tjera. Agjencia për aviacion civil është përcaktuar  si organ kompetent  i administratës shtetërore që do të kujdeset për zbatimin e Aneksit 1.

Komisioni i shqyrtoi Propozim-ligjet për ratifikim dhe për tekstin e ligjit nuk propozoi ndryshime dhe plotësime.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që t’i propozojë Kuvendit t’i shqyrtojë Propozim-ligjet për ratifikim dhe ta miratojë Ligjin për ratifikimin e Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve dhe Ligjin për ratifikimin e aneksit për ndryshimin e aneksit 1 të Marrëveshjes  ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe vendeve anëtare të saja, Republikës së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara  për administrim të përkohshëm në Kosovë, për themelimin e Fushës së përbashkët evropiane të aviacionit.

Click