Aktivitetet



E enjte, 28 maj 2009

MBLEDHJA E KOMISIONIT TË POLITIKËS SË JASHTME

Komisioni i Politikës së Jashtme e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofa natyrore dhe tjera.

Qëllimi i Marrëveshjes është që palët kontraktuese në pajtim me mundësitë që i kanë në dispozicion të ndihmojnë në mënyrë të ndërsjellë në rast të katastrofave, kur pala e cila kërkon ndihmë nuk është në gjendje që me mjete vetjake të merret me pasojat e katastrofave.

Me Marrëveshjen parashikohet bashkëpunim në pjesën e planifikimit të ndërmarrjes së masave për mbrojtje nga vërshimet, tërmetet, zjarret, ndotjet e ambientit jetësor, fatkeqësi në lundrim, rreziqe radiologjike, katastrofave industriale dhe të tjera, bashkëpunim në trajnimin dhe aftësimin e shërbimeve dhe njësive për mbrojtje dhe shpëtim. Janë përcaktuar edhe institucionet kompetente të obliguara për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, ndërsa janë përcaktuar edhe mënyra dhe procedurat e realizimit të bashkëpunimit.

Komisioni konkludoi njëzëri që t’i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë Propozim-ligjin dhe ta miratojë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofa natyrore dhe tjera.

Click