Aktivitetet



E hënë, 28 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NËNTË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntë të mbajtur më dhjetor 24 dhjetor 2009 shqyrtoi Propozim-strategjinë për zhvillimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010 - 2013, dhe në bazë të debatit njëzëri i miratoi konkludimet e mëposhtme:

  1. Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me nenin 27 paragrafi (1) nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për zhvillimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën 2010-2013;
  2. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e obligon Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të formojë grup pune të përbërë nga këshilltarë shtetërorë nga Shërbimi i Kuvendit, i cila do të përgatisë tekstin e punës së prioriteteve strategjike për vitin 2010 në të cilin do të zhvillohen qëllimet strategjike me aktivitete konkrete, bartës të aktiviteteve dhe afatet për realizimin e aktiviteteve. Me këtë rast Këshilli buxhetor thekson nevojën që në Strategjinë për zhvillim të Kuvendit për periudhën 2010-2013 dhe gjatë përcaktimit të qëllimeve strategjike dhe prioriteteve të sigurohet transparencë më e madhe;
  3. Grupi  punues do të hartojë një tekst pune që prioritetet strategjike të jetë në komunikim të drejtpërdrejt me grupin punues të formuar për përgatitjen e Strategjisë për zhvillimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën 2010 - 2013  dhe me Këshillin buxhetor të Kuvendit, për shkak të harmonizimit të detyrave.
Click