Aktivitetet



E mërkurë, 25 nëntor 2009

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MBROTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur më 24 nëntor 2009, si trup amë punues shqyrtoi Propozim-vendimin për dërgimin e njësitit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan.

Në debat për Propozim-ligjin morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Emil Dimitriev dhe anëtarët e Komisionit, z. Goran Sugarevski dhe z. Pavle Trajanov.

Zëvendësministri i Mbrojtjes e arsyetoi nevojën e dërgimit të njësitit të Armatës së Republikës së Maqedonisë në operacionin paqeruajtës në Afganistan. Ai theksoi shkallën më të lartë të rrezikut të këtij operacioni paqësor në krahasim me operacionet paraprake.

Njësiti i cili do të dërgohet numëron 79 persona, me mandat 9 mujor, ndërsa të gjitha shpenzimet i mbulojnë SHBA.

Me pjesëmarrjen e këtij njësiti të ARM-së, Republika e Maqedonisë e vazhdon bashkëpunimin e  suksesshëm me SHBA-të dhe Forcat e Koalicionit në Afganistan.

Deputeti Goran Sugarevski theksoi përkrahjen e Grupit parlamentar të LSDM-së dhe partisë politike të cilën  e përfaqën  për dërgimin e njësitit të Armatës në operacionin paqësor në Afganistan. Ai gjithashtu, kërkoi që Ministria e Mbrojtjes të dërgojë raporte aktuale për operacionet paqësore.

Deputeti Pavle Trajanov përkrahu këtë Propozim-vendim dhe theksoi se me dërgimin e njësiteve në misionet paqësore, Republika e Maqedonisë kontribuon në luftën kundër terrorizmit global, për stabilizimin e Afganistanit dhe se këto misione janë përvojë e madhe për Armatën tonë.
 
Komisioni për mbrojte dhe siguri, njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-vendimin për dërgimin e njësitit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në tekstin e propozuar.


 

Click