Aktivitetet



E hënë, 18 maj 2009

MBLEDHJA E NËNTËMËDHJETE E KOMISONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane në Mbledhjen e nëntëmbëdhjetë e shqyrtoi Propozim-ligjin për bashkëpunim ndërkomunal (leximi i parë) dhe njëzëri konkludoi se është i pranueshëm për lexim të mëtutjeshëm.

Ligji për bashkëpunim ndërkomunal është paraparë në NPAA, në Shtojcën 1, në pjesën e kritereve politike, ku janë dhënë aktet ligjore që duhet të miratohen deri në fund të majit 2009, në procedurë të rregullt.

Me realizimin e bashkëpunimit ndërkomunal do të arrihen shërbime më kualitative për qytetarët dhe punë më ekonomike, veçanërisht në komunat më të vogla në shtet.

Me nenin 332 të këtij ligji parashihet që Qeveria financiarisht ta nxisë dhe përkrahë bashkëpunimin ndërkomunal të dy apo më tepër komunave në sfera të ndryshme.

Avancimi i vetadministrimit lokal është në korniza të zhvillimit të vlerave evropiane, por edhe të së drejtës së përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa e rregulluar me Ligjin për vetadministrim lokal.

Click