Aktivitetet



E premte, 25 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime në Mbledhjen e njëmbëdhjetë debatoi në lidhje me Mendimet për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian për vitin 2010 dhe në lidhje me Raportin për punën e Këshillit nacional për eurointegrime për periudhën shtator 2008 – dhjetor 2009.

Në mbledhjen në diskutim morën pjesë zonja Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, zonja Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Andrej Zhernovski, z. Tito Petkovski, z. Petar Pop Arsov, z. Aleksandar Nikollovski, zonja Flora Kadriu dhe z. Kenan Hasipi deputetë dhe anëtarët e Këshillit, z. Sasho Stevkov përfaqësues nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Kërzhallovski përfaqësues i Këshillit dhe i Platformës qytetare në Maqedoni, zonja Lubica Nuri përfaqësuese e Odës Ekonomike dhe z. Petar Kamçev përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Këshilli nacional për eurointegrime e miratoi Mendimin për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian për vitin 2010, pjesë përbërëse e së cilës është edhe Aneksi 1 me ligje të cilët sipas HPAA revizionit 2009 planifikohen të miratohen në vitin 2010, dhe Aneksi 2 me ligje sipas të cilëve Këshilli gjatë rrjedhës së vitit 2010 do të organizojë debate publike. Raporti për punën e Këshillit nacional për eurointegrime u miratua me ndryshime të caktuara dhe plotësime të cilat dolën nga debati.

Në këtë mbledhje Këshilli nacional i miratoi edhe Konkluzionet nga debati publik në lidhje me versionin punues së Propozim-ligjit për të drejtat e autorëve dhe të drejtat e ngjashme, i cili u mbajt më 22 dhjetor 2009.

Click