Aktivitetet



E mërkurë, 27 maj 2009

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në Mbledhjen e njëmbëdhjetë në lexim të parë, i shqyrtoi si trup punues amë Propozim-ligjin për Akademinë ushtarake dhe Propozim-ligjin për Punët e brendshme.

Përfaqësuesi i Qeverisë i theksoi qëllimet që do të arrihen me formimin e Akademisë ushtarake, në të cilën do të aftësohen kuadro për nevojat e Armatës dhe institucioneve tjera që merren me menaxhim të krizave.

Në lidhje me Propozim-ligjin për Punët e brendshme, u dha mundësia që pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me autorizime të veçanta të mund të shkojnë në pension me mbushjen e 40 vjetëve stazhi pensional, që është ndryshe nga zgjidhjet e deritanishme ligjore, e të cilat dalin nga specifikat e detyrave të punës që i kryejnë në Ministri.

Komisioni vlerësoi që të dy propozimet janë ta pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejshëm.

Click