Aktivitetet



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni i shëndetësisë

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT TË SHËNDETSISË

Komisioni i shëndetësisë në mbledhjen e njëmbëdhjetë e shqyrtoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim e Buxhetit të Republikës të Maqedonisë për vitin 2009 dhe konstatoi se ka nevojë për miratimin e tij. Me ndryshimin dhe plotësimin e të hyrave është paraparë revidimi i të ardhurave të planifikuara për rreth 7% në raport me projektimet e planifikuara në anën e shpenzimeve do të bëhet revidim për të shpenzimet e planifikuara në pajtim me mundësi për sigurim të të hyrave të reviduara me kusht të zvogëlimit të kategorisë së shpenzimeve për pagesat e rrogave dhe kompensimeve për të punësuarit dhe shfrytëzuesit buxhetorë dhe te fondet për rreth 4 %.

Konkretisht për Ministrinë e Shëndetësisë janë planifikuar mjete në sasi prej 1,748,052 mijë denarë, përkatësisht zvogëlim për 9.12% në raport me Buxhetin e planifikuar për vitin 2009.

U theksua se nuk ka  ngecje në realizimin e aktiviteteve të planifikuara në veprimtarinë shëndetësore, siç është meremetimi dhe rindërtimi i objekteve të enteve shëndetësore publike, pajisjeve medicinale për nevojat e të njëjtave, ndërtim të 17 ambulancave në hapësirat rurale dhe sistem informativ shëndetësor të integruar. Është kryer procedura me lidhje me kontratën për furnizim të kartelave shëndetësore elektronike, kurse do të kryhet dhe furnizimi i pajisjeve harduerike për nevojat e sistemit shëndetësor të integruar.

Pozitivisht u vlerësuan mjetet e planifikuara jo të rëndësishme për mjekim të sëmundjeve të rralla në pjesën e mbrojtjes shëndetësore për kurim  për preventivë që për herë të parë janë programuar si zë në Buxhet. Për sa i përket me vaksinën HPV, mjetet nuk zvogëlohen, vaksinimi do të vazhdojë, kurse prolongohet vetëm pagesa në këtë bazë.

Komisioni me shumicë votash konkludoi që ky Propozim ta ndjekë edhe më tej procedurën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje u shqyrtua edhe Amendamenti që ka të bëjë me shlyerjen e nenit 4, por  me  2 vota "pro" dhe 6 vota "kundër" nuk u miratua 

 

Click