Aktivitetet



E mërkurë, 9 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËZET E KOMISIONIT PËR MBROJTE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri në mbledhjen e njëzet, të mbajtur më 7 dhjetor 2009, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake (leximi i parë).

Në cilësin e të besuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, znj. Katerina Kostevska, e cila e arsyetoi nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit ekzistues për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake. 

Me këto ndryshime intervenohet në mënyrë me të cilën bëhet barazimi i subjekteve të cilat mund të jenë bartës të dy veprimtarive-prodhimtari dhe qarkullim të APSH, në kuptimin e mundësisë për pjesëmarrjen e të huajve në kryegjënë themelore të këtyre shoqërive. 

Sekretarja shtetërore, znj. Kostevska, potencoi se me këto ndryshime do të barazohen personat e huaj fizikë dhe juridikë në raport me ata të vendit në mundësinë për investim në kapacitetet për armatosjen dhe pajisjen ushtarake në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, z. Vlladimir Gjorçev i përshëndeti ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e pajisjes ushtarake dhe theksoi se me këtë hapet mundësia për investime të reja të huaja.
 
Komisioni për mbrojtje dhe siguri, në bazë të votimit, me 9 vota "për" dhe 3 vota "të përmbajtur", vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click