Aktivitetet



E martë, 28 korrik 2009

MBLEDHJA E NJËZET E NËNTË KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 23 korrik 2009 e mbajti mbledhjen e njëzet e nëntë.Komisioni si trup punues amë e shqyrtoi Amendamentin për shtimin e nenit të ri 10-a, pas nenit 10, me Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, të parashtruar nga Grupi i deputetëve të Lidhës Socialdemokrate të Maqedonisë.

Amendamenti ishte i propozuar nga aspekti social, përkatësisht për shkak të mosekzistimit të mundësive për shpalljen e tepricës teknologjike ose pezullimn e punëtorëve, si dhe zvogëlimit të shpenzimeve për zbatimin e këtij ligji.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me tre vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Komisioni me pesë vota “për” dhe tre “kundër” përfundoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat.

Në mbledhje, Komisioni për financim dhe buxhet e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore (leximi i dytë).

Për këtë Propozim-ligj ishte i parashtruar Amendament për shtimin e nenit të ri 9 –a, pas nenit 9, nga deputetët Marijanço Nikollov dhe Mile Andonov, por deputeti Mile Andonov, në emër të propozuesve në mbledhjen e Komisionit, të njëjtin e tërhoqi.

Me pesë vota “për” dhe tre “kundër”, Komisioni përfundoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori Doganore.

Komisioni e shqyrtoi edhe Amendamentin e nenit 18 paragrafit (3) të Propozim-ligjit për Bankën e Maqedonisë për Mbështetjen e Zhvillimit, i propozuar nga deputetët Kërsto Mukoski, Vlladanka Aviroviq, Sonja Gjellova Stojanova, Talat Xhaferi, Juljeta Marku, Vllado Stefanovski, Save Savevski, Stojçe Kërstevski, Cvetko Grozdanov dhe Katerina Dimeska.

Amendamenti i nenit 5, Amendamenti i nenit 8 për shlyerjen e paragrafit (1), Amendamenti i nenit 9 për shtimin e paragrafit të ri (3) pas paragrafit (2), Amendamenti i nenit 10 pikës 3, Amendamenti i nenit 11 paragrafit (1) për shlyerjen e pikave 3, 4, 5 dhe 6, Amendamenti i nenit 11 për shtimin e paragrafit të ri (5) pas paragrafit (4), Amendamenti i nenit 14 për shlyerjen e paragrafit (6), Amendamenti i nenit 17 për shlyerjen e paragrafit (3), Amendamenti i nenit 17, Amendamenti i nenit 18 për shlyerjen e paragrafit (1) dhe të paragrafit (3) dhe Amendamenti për shlyerjen e nenit 19, të propozuara nga Grupi i Deputetëve të Lidhës Socialdemokrate të Maqedonisë.

Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e nenit 5, të cilin e arsyetoi deputeti Marijanço Nikollov, ai theksoi se BMMZH-ja si bankë shtetërore duhet të jetë ose nën kontroll të Ministrisë së Financave ose për këtë bankë të vlejnë dispozitat tërësisht për bankat tjera.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me dy vota “për” dhe tetë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Për Amendamentin e nenit 8 për shlyerjen e paragrafit (1), i arsyetuar nga ana e deputetit Marijanço Nikollov, u tha se me shlyerjen e paragrafit (1) përmirësohet teksti i dispozitës së nenit 8.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Komisioni me gjashtë vota “për” nga gjithsej 10 anëtarë të pranishëm, e miratoi Amendamentin.

Komisioni nuk e shqyrtoi Amendamentin e nenit 9 për shtimin e paragrafit (3) pas paragrafit (2), sepse deputeti Marijanço Nikollov në emër të propozuesve të njëjtin e tërhoqi pas sqarimit nga ana e përfaqësuesit të Qeverisë.

Amendamenti i nenit 10, pika 3 e arsyetoi deputeti Mile Andonov. Ai theksoi se me Amendamentin propozohen mjete në shumë prej 244.512.147,00 denarë, të cilat ishin Fond Garantues të BMMZH-së me ligjin ekzistues, me këtë Propozim-ligj ndërpriten edhe mjetet në vend se të paraqesin kapital fillestar të bankës, të njëjtat të dedikohen për përkrahje ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe mikro ndërmarrje, tregtar individ dhe zejtarë, të themeluara në Republikën e Maqedonisë.
 
Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me dy vota “për” dhe shtatë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.

Deputeti i njëjtë e arsyetoi Amendamentin e nenit 11 paragrafit (1) për shlyerjen e pikëve 3, 4, 5 dhe 6. Ai thekson se Amendamenti propozohet me qëllim që BMMZH të orientohet drejt kreditimit dhe ndihmës së firmave, ndërsa të mos kryejë aktivitete klasike bankare.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me dy vota “për” dhe gjashtë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin.

Për Amendamentin e nenit 11 për shtimin e paragrafit të ri (5) pas paragrafit (4), deputeti Marijanço Nikollov theksoi se ai propozohet me qëllim që të parandalohet rreziku nga shpenzimi joracional i mjeteve.

Zoti Nikollov për Amendamentin e nenit 174 për shlyerjen e paragrafit (b), theksoi se propozohet për arsye të qartësimit dhe të precizimit të verifikimit të tekstit të dispozitës së nenit 14.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e propozuar. Me dy vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin.

Deputeti Nikollov për Amendamentin e nenit 17 për shlyerjen e paragrafit (3), theksoi se Amendamenti propozohet me qëllim që të qartësohet dhe të precizohet verifikimi i tekstit të dispozitës së nenit 17.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e propozuar. Me dy vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin.

Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e nenit 17 , të cilin e arsyetoi deputeti Mile Andonov, me ç’rast theksoi se Amendamenti propozohet për arsye të qartësimit dhe të precizimit të verifikimit të tekstit të dispozitës së nenit 17.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e propozuar. Me dy vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin

Deputeti Marjanço Nikollov gjatë arsyetimit të Amendamentit 18 për shlyerjen e paragrafit (1) dhe të paragrafit (3), theksoi se ai propozohet me qëllim që të zvogëlohet ngarkesa e tepërt e kompetencave dhe përzierja në përgjegjësitë e BPRM, si dhe për realizimin e mbikëqyrjes në punë nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e propozuar. Me dy vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin.


Komisioni e shqyrtoi Amendamentin e nenit 18 paragrafi (3), të cilin e arsyetoi deputeti Kërsto Mukoski, duke theksuar se Amendamenti propozohet me qëllim që të jepet mundësi që raportet vjetore të BMMZH t’i dorëzohen edhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesi i Qeverisë u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me tetë vota “për” Komisioni e miratoi këtë amendament.

Në lidhje me Amendamentin për shlyerjen e nenit 19, deputeti Marjanço Nikollov theksoi se amendamenti propozohet me qëllim që në kohë të parandalohet puna jo e mirë, keqpërdorimi i mundshëm i mjeteve dhe të precizohet  qartë përgjegjësia për keqpërdorime eventuale.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e propozuar. Me dy vota “për” dhe pesë “kundër”, Komisioni nuk e miratoi amendamentin.

Komisioni me pesë vota “për” dhe tre “kundër” përfundoi se në pajtim me nenin 155 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet që të përgatitet Propozim-ligj i plotësuar për Bankën Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit.

Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike (leximi II).

Për këtë propozim-ligj nuk u parashtrua Amendament për shtimin e nenit të ri 2-a, pas nenit 2, nga deputetët  Marjanço Nikollov dhe Mile Andonov, megjithatë deputeti Mile Andonov në emër të propozuesve në mbledhjen e Komisionit të njëjtin e tërhoqi.

Komisioni me pesë vota “për” dhe tre “kundër” përfundoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike.

Në të njëjtën mbledhje, Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi II).

Kryetari i Komisionit, z. Jovan Manasievski konstatoi se për Propozim-ligjin deri në afatin e caktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Duke pasur parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk ishin parashtruar amendamente, Komisioni njëzëri përfundoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore.

Click