Aktivitetet



E martë, 28 korrik 2009

MBLEDHJA E NJËZET E NJË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në mbledhjen e njëzet e një,  të mbajtur më 27 korrik 2009, si trup punues amë i shqyrtoi:

• Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin t; Popullit (lexim i parë),
• Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal (lexim i parë),
• Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim (lexim i parë),
• Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave (lexim i parë),
• Propozim-ligjin për taksa gjyqësore (leximi i parë).

Nevojën për miratimin e propozim-ligjeve e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë, ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, ministri theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozura të ligjit inkorporohen dispozitat që kanë të bëjnë me Ligjin për ratifikimin e protokollit fakultativ të Konventës kundër torturës dhe llojit tjetër të sjelljes brutale, jonjerëzore ose përçmuese ose ndëshkim, sipas së cilës Avokati i Popullit është vënë si mekanizëm preventiv nacional në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria. Me aplikimin e këtij protokolli, Avokati i Popullit definohet si mekanizëm preventiv nacional për mbrojtjen e fëmijëve dhe të personave, lëvizja e të cilëve është e përkufizuar.

Ministri theksoi se qëllimi i miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit penal është që të sigurohet harmonizimi me standardet ndërkombëtare për shumë çështje, tejkalimi i dobësive aktuale, si dhe ballafaqimi me korrupsionin si dukuri e cila në Republikën e Maqedonisë manifestohet në shumë forma.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim kanë për qëllim sigurimin e kryerjes në mënyrë më efikase të ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve ndërmjet qytetarëve. Në të njëjtën kohë, ministri i Drejtësisë potencoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit janë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, me ç’rast janë shfrytëzuar përvojat e shteteve ku ndërmjetësimi më tepër zbatohet në praktikë.

Ligji për pengimin e konfliktit të interesave është miratuar në vitin 2007 dhe gjatë këtyre dy viteve në të cilat është zbatuar, janë shqyrtuar çështje të caktuara që duhet të riregullohen ose rindërtohen me qëllim për zbatimin e qëllimit themelor të ligjit.
Ministri  veças i arsyetoi nenet e ligjit, duke i theksuar risitë që ai i përmban, duke theksuar deklaratën për konfliktin e interesave, si dhe dënimet që parashihen me këto ndryshime dhe plotësime.

Në lidhje me pikën e fundit, Propozim-ligji për taksat gjyqësore, ministri Manevski theksoi se qëllimi themelor i këtij Propozim-ligji është lehtësim i qasjes te të drejtat e qytetarëve për zvogëlimin e taksave gjyqësore. Gjithashtu, ai theksoi se me këtë Propozim-ligj është paraparë zbatimi i pagesave mobile të taksave gjyqësore që janë në vlerë më të vogël pasi të nënshkruhet kontratë me kompaninë mobile.

Në bazë të debatit, Komisioni për sistem politik dhe për marrëdhënie me bashkësitë konstatoi se:

• Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullor (lexim i parë),
• Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal (lexim i parë),
• Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim (lexim i parë),
• Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave (lexim i parë),
• Propozim-ligji për taksat gjyqësore (lexim i parë),

janë të pranueshëm, dhe duhet të jepen në leximin e mëtejmë.

Click