Aktivitetet



E hënë, 27 korrik 2009

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike në mbledhjen e njëzetedytë, e mbajtur më 23 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i dytë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i dytë).

Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tregti, në afatin e përcaktuar sipas rregullores, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar dhe Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit, që ta miratojë Ligjin për plotësimin e Ligjit për tregti.

Në rendin e ditës të Komisionit, si pikë e dytë ishte Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti. Komisioni i shqyrtoi, por nuk i miratoi amendamentet e propozuara të këtij Propozim-ligji.

Në bazë të debatit, Komisioni për çështje ekonomike me shumicë votash konkludoi që Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti ta përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click