Aktivitetet



E martë, 22 dhjetor 2009

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Mbledhjen e njëzetedytë, të mbajtur më 21 dhjetor 2009, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacion paqësor në Afganistan;
  2. Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Unionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA;
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (leximi i dytë);
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake (leximi i dytë).

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Emil Dimitrievski, e arsyetoj nevojën për dërgimin e njësisë së re të Armatës së Republikës së Maqedonisë në operacion paqësor në Afganistan.

Pjesëtarët e ARM-së dërgohen për periudhë gjashtëmujore. Harxhimet financiare për transport, vendosje, ushqim, lëndë djegëse dhe ndihmë të shpejtë mjekësore i siguron NATO-aleanca dhe Mbretëria e Norvegjisë, ndërsa pjesën tjetër Republika e Maqedonisë.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri njëzëri i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të shqyrtojë Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në mision paqësor në Afganistan në tekstin e propozuar.

Në lidhje me dërgimin e njësisë së re të ARM-së në operacion paqësor të Unionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë EUFOR, ALTEA, zëvendësministri i Mbrojtjes arsyetoi se në këtë operacion do të dërgohen një ekip mjekësor prej 10 pjesëtarësh të ARM-së, një oficer dhe një nënoficer.

Pjesëtarët dërgohen për periudhë gjashtëmujore. Harxhimet financiare për pjesëmarrje në këtë mision i mbulon Republika e Maqedonisë.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të shqyrtojë dhe miratojë Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Unionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA në tekstin e propozuar.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, Komisioni me shumicë votash përfundoi ta përcjelli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake (leximi i dytë), kryetari i Komisionit, z. Vllatko Gjorçev i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni njëzëri përfundoi që Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake ta përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click