Aktivitetet



E mërkurë, 24 qershor 2009

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale në Mbledhjen e njëzetedytë, të mbajtur më 23 qershor të vitit 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin e personave invalidë (Leximi i parë).

Nevoja për miratimin e këtij ligji është për shkak të realizimit të efikasitetit të tij më të madh, që do të shkonte në favor të sigurimit të mbrojtjes më të madhe të të drejtave nga marrëdhënia e punës  së personave invalidë të cilët janë të punësuar në shoqatat mbrojtëse, përforcimin e mekanizmave  kontrolluese ndaj mbikëqyrësit të harxhimit  dedikuar  mjeteve nga Fondi i veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe  të punuarit e personave invalidë, të cilat sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe rritjen e shumës  së dënimit në të holla në rast të mosrespektimit të pjesës së dispozitave të këtij ligji.

 Në bazë të debatit, Komisioni për punë dhe politikë sociale, njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin e personave invalidë  përkrahur  dhe duhet që të jepet në lexim të mëtejmë.

Komisioni e debatoi dhe me 7 vota ‘’kundër’’ dhe 3 vota ‘’për’’ nuk e miratoi amendamentin e nenit 1 për ndërrimin e paragrafit të ri 2, paraqitur në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë (Leximi i dytë).
 Në raport me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, Komisioni i debatoi këto amendamente: amendamentin e nenit 1, paragrafi1, i cili me 7 vota ‘’për’’ e miratoi amendamentin e nenit 2, paragrafi1, i cili me 7 vota ’’kundër’’ dhe 3 vota ’’për’’ nuk u miratua.

Në mbledhje u shqyrtua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogat dhe kompensimet tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë (Leximi i dytë);
Në kuadër të këtij Propozim-ligji, Komisioni  shqyrtoi dhe miratoi amendamentin  për ndërrimin e titullit të ligjit dhe të nenit 1, paragrafi1  dhe amendamentin e nenit 1, sipas paragrafit të ri 2.

Click