Aktivitetet



E martë, 15 shtator 2009

MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çëshjte Ekonomike, si trup punues amë, në mbledhjen e sotme e shqyrtoi  Propozim-ligjin për akreditim (leximi i dytë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i dytë).

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, lidhur me këto propozim-ligje nuk u parashtruan amandamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Propozim-ligjin për akreditim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji.

Click