Aktivitetet



E hënë, 29 qershor 2009

MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e njëzetegjashtë të mbajtur më 26 qershor 2009, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjin për kontroll publik të brendshëm financiar (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bankat (leximi i parë).

Me miratimin e Ligjit për kontroll publik të brendshëm financiar sigurohet korniza e vetme juridike për përforcimin e kapaciteteve të menaxhimit dhe kontrollit financiar dhe revizionit të brendshëm në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, me këtë ligj implementohen rekomandimet e Komisionit Evropian të raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2007 për Kapitullin 32 në lidhje me harmonizimin e standardeve për kontroll publik të brendshëm financiar.

Komisioni me dhjetë vota “pro” dhe një “të përmbajtur“ përfundoi se Propozim-ligji për kontroll publik të brendshëm financiar është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Nga ana tjetër, shkak për ndryshimin e Ligjit për banka është procedura likuiduese e cila mbahet në Bankën e Maqedonisë SH.A. Shkup, e cila në praktikë tregoi dobësi konkrete në aktvendime të caktuara ligjore. Në nenin 162 të Ligjit për banka është paraparë që gjatë falimentimit ose likuidimit të bankës, debitorët t’i paraqesin kërkesat e veta në afat më së shumti prej 20 ditësh.

Për shkak të kësaj periudhe relativisht të shkurtër, propozohet ndryshim i Ligjit për banka, me të cilin parashihet afati prej 20 ditësh për paraqitjen e kërkesës të mos ketë të bëjë me kërkesat e personave juridikë dhe fizikë në bazë të depozitave të cilat do të konsiderohen të paraqitura në ditën e hapjes së procedurës falimentuese në bankë.

Komisioni me njëmbëdhjetë vota “pro” dhe  një “të përmbajtur” përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banka është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click