Aktivitetet



E premte, 12 qershor 2009

MBLEDHJA E NJËZETEKATËRT E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e njëzetekatërtë, të mbajtur më 10 qershor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për garancën e Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve për Marrëveshjen për hua, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera me përparësi, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit, në procedurë të shkurtuar. Komisioni gjithashtu e shqyrtoi edhe Raportin për punën e Komisionit për letra me vlerë për vitin 2008.

Arsyetim hyrës pas paraqitjes së Propozim-ligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve për hua dha d-r Trajko  Sllavevski, ministër i Financave. Ai theksoi se Projekti për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe i projekteve tjera me përparësi është masë për krizën momentale ekonomike dhe financiare, me qëllim sigurimin e kapitalit të freskët dhe zbutjen e pasojave nga kriza në sektorin real.

Mjetet për realizimin e këtij projekti kapin shumën prej 100 milionë euro. Huamarrës do të jetë Banka  Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit, ndërsa Republika e Maqedonisë do të japë garanci shtetërore.
Ministri theksoi se me mjetet nga kjo hua do të mund të rifinancohen  investime, afati i implementimit i të cilit është minimum dy vite dhe të njëjtat kanë filluar më së shumti gjashtë muaj nga parashtrimi i kërkesës për lokacion të mjeteve nga  Banka Investuese Evropiane. 

Komisioni njëzëri konkludoi se nuk është i plotësuar kushti për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për garancinë e Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera financiare, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Maqedonase për Përkrahjen e Zhvillimit .

Sa i përket Raportit për punë të Komisionit për letra me vlerë më vitin 2008, d-r Vlladimir Filipovski, i cili është anëtar i këtij Komisioni arsyetoi së Komisioni për letra me vlerë është trup rregullator me domen specifik të autorizimit i cili e rregullon tregun e letrave me vlerë. Ky komision ka funksion  të kontrollit dhe mbikëqyrjes së asaj çka ndodh në tregun e letrave me vlerë.

Sekretari i Komisionit për letra me vlerë, z. Mate Stojanovski, i prezantoi aktivitetet që i ka ndërmarrë Komisioni në ballafaqim me krizën financiare botërore. Ai potencoi se Komisioni edhe në vitin 2008 theksin e vë në aktivitetin e vet supervizor me qëllim që të eliminohet keqpërdorimi nga spekulantë të caktuar përkatësisht lojtar në tregun e letrave me vlerë. Në vitin 2008 Komisioni ka aplikuar, dhe tani më është nënshkruese e Memorandumit multilateral për shkëmbim të informacioneve  me IOSCO,Organizata ndërkombëtare e Komisioneve për letra me vlerë, në të cilën janë të anëtarësuar të gjithë rregullatorët e tregut  të letrave me vlerë.  Komisioni njëzëri mori vendim t’i propozojë Kuvendit ta miratoj këtë konkluzë:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Raportin për punën e Komisionit për letra me vlerë për vitin 2008;

2. Kjo konkluzë së bashku me  Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Financave dhe Komisionit për letra me vlerë.

Click