Aktivitetet



E hënë, 1 qershor 2009

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS

Komisioni  juridiko-ligjvënës në Mbledhjen e njëzetenëntë, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për Akademinë ushtarake  dhe Propozim-ligjin për punë të brendshme.

Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi se para se të fillohet me përgatitjen e Propozim-ligjit për Akademinë ushtarake, është bërë analizë detajore për kuadrin e  nevojshëm të oficerëve, me ç’rast ka ardhur në përfundim se është  e nevojshme përtëritja e përbërjes së eprorëve të Armatës, në vazhdimësi. Me fillimin e Akademisë ushtarake në vitin shkollor 2009/2010, oficerët e parë ushtarakë do të dalin pas katër vitesh, kur do të ndryshojnë shumë punë në këtë sferë.

U theksua se mosfunksionimi i Akademisë ushtarake, do të thotë ngecje e karrierës së eprorëve ekzistues, dhe se praktika ka treguar se  është shumë më efikase, më efektive dhe më ekonomike, që Republika e Maqedonisë t’i shkollojë oficerët e vet.

Gjatë përgatitjes së këtij Propozim-ligji, ka qenë i përfshirë edhe Ekipi këshillues i NATO-s.

Lidhur me Propozim-ligjin për punë të brendshme u theksua se shkaku për përgatitjen e tij, nuk janë reformat në kuadër të funksionimit të Drejtorisë, por angazhim themelor është vendosja e sistemit të karrierës, përkatësisht  sistemit meritor gjatë avancimit të punëtorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas debatit, Komisioni për të dy Propozimet konstatoi se janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click