Aktivitetet



E enjte, 22 tetor 2009

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenëntë, të mbajtur më 20 tetor 2009, e shqyrtoi Raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin Republikës së Maqedonisë, për vitin 2009.

Fjalë hyrëse dhe referimin e tij e paraqiti ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë d-r Fatmir Besimi, i cili theksoi se raporti pozitiv i vlerësuar  paraqet  sinjal shumë të mirë i cili do të ndikojë  pozitivisht mbi  klimën ekonomike në vend, perspektivat euroatlantike, reformat, tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe nxitjen e obligimit edhe më të madh që Republika e Maqedonisë të lëvizë në këto drejtime me dinamikë më intensive.

Në pjesën e obligimeve që dalin nga Raporti, ekzistojnë tridhjetetre  kapituj, në të cilët Ministria e Ekonomisë ka koordinuar  drejtpërdrejt në shtatë kapituj, ndërsa gjithashtu ekzistojnë  edhe kapituj të cilët drejtpërdrejt ndikojnë mbi zhvillimin ekonomik të vendit.

Vlerësim i përgjithshëm i Raportit  është se në Republikën e Maqedonisë  është arritur progres i konsiderueshëm, por gjithashtu ka  sugjerime që në disa segmente të zbatohen aktivitete më të mëdha.

Ministri i Ekonomisë dha sqarim në kapitujt e Raportit ku është arritur përmirësim i konsiderueshëm, ndërsa këto janë si vijojnë: ekzistimi i ekonomisë funksionale të tregut, politika monetare dhe e kursit, politika fiskale, stabiliteti makroekonomik, veprimi i përbashkët i fuqive të tregut, tregu hyrës dhe dalës, zhvillimi i sektorit financiar, kapaciteti për ballafaqimin me  presionin konkurrues dhe forcave të tregut në Union, ndërmarrjet, ndikimi i sektorit shtetëror  mbi konkurrencën, integrimi ekonomik në Unionin Evropian, lëvizja e lirë e mallrave dhe kapitalit, Ligji për shoqëritë tregtare, të drejtat e pronësisë industriale, politika e konkurrencës, ndihma shtetërore, liberalizimi i tregut, shërbimet financiare etj.

Në debat morën pjesë kryetari i Komisionit, Lubisav Ivanov Xingo, anëtarët Marjanço Nikollov dhe Julijeta Marku, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera: Lubica Nuri nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë. prof. d-r Kalina Trenevska Blagoeva, profesor ordinar  i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup,   prof-d-r Biljana Gaber, profesor ordinar  i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, dhe Nikollajço Nikollov, përfaqësues i xeherores Buçim Radovish.

Në fund të debatit Komisioni i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ta shqyrtojë Raportin  e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2009.
 

Click