Aktivitetet



E mërkurë, 9 shtator 2009

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane, në mbledhjen e njëzetenëntë, të mbajtur më 3 shtator 2009, e shqyrtoi informatën për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për Miratim të së Drejtës së Unionit Evropian, revizioni 2009, për periudhën 01.01.2009-30.06.2009.

Në debat morën pjesë deputetët Petar Pop Arsov, Flora Kadriu, Ermira Mehmeti, Igor Ivanovski, Vlladanka Avirovoq dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova. Në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë mori pjesë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Dr. Vasko Naumovski.

Në referimin e vet, zëvendëskryeministri theksoi se informata paraqet pasqyrë të përgjithshme të realizimit të aktiviteteve të këtij programi në gjashtë muajt e parë të vitit, në të cilin përfshihet kontributi i Republikës së Maqedonisë ndaj Raportit Vjetor të Komisionit Evropian,  i cili iu dorëzua Komisionit Evropian në fillim të qershorit.

Në informatë jepen ligjet e miratuara, aktet nënligjore, përforcimi institucional, si dhe aktivitetet e ndërmarra, përkatësisht indikatorët në raport me implementimin efikas të legjislatives në pjesën e kritereve politike, e kritereve ekonomike dhe të 33 kapitujve si dhe dinamika e përkthimeve të legjislacionit në maqedonisht.

Në lidhje me ligjet e planifikuara nga Programi Nacional, prej 100 ligjeve të parapara gjithsej për vitin 2009, 29 janë miratuar, ndërsa 11 janë në procedurë të Kuvendit, që paraqet realizim prej 40%, ndërsa deri më 30 qershor janë planifikuar 41 ligje, nga të cilët 22 janë miratuar, kurse 10 prej tyre në procedurë të Kuvendit për një realizim më të lartë prej 78%. Sa i përket akteve nënligjore, nga 472 dispozitat ligjore të  planifikuara për vitin 2009, janë miratuar 110, me realizim prej 23%, ndërsa deri më 30 qershor janë planifikuar 251, janë  miratuar 93, që paraqet realizim prej 37%.

Janë realizuar rreth 65% e punësimeve të planifikuara dhe kjo statistikë është deri më 31 gusht 2009, kurse më konkretisht në pjesën e përforcimit të kapaciteteve lidhur me kriteret, realizimi është 76%  në raport me punësimin .

Në pjesën e përforcimit të strukturave IPA realizimi është 36% përkatësisht prej 197 punësimeve të planifikuara që janë të nevojshme për përforcimin e kapaciteteve për ndjekje e realizim të programeve IPA, janë  realizuar 51,ndërsa 21 janë në vijim.

Zëvendëskryeministri e theksoi edhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e Programit Nacional për miratimin e legjislacionit  dhe pas marrjes së Raportit të vjeshtës, si dhe në sferat e tjera që lidhen me integrimin evropian, nuk do të ndalen as më 14 tetor, pa marrë parasysh rezultatin e Raportit që do ta shpallë Komisioni Evropian, përkatësisht do të vazhdohet me përshtatjen e legjislacionit dhe të shoqërisë në tërësi me standardet e Unionit Evropian.

Në këtë drejtim, do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet e parapara me programin NPAA, për çka do të pasojë informata për realizimin, e cila do t’i dërgohet Komisionit për Çështje Evropiane  të Kuvendit.

Kryetari i komisionit, z. Petar Pop Arsov, përkujtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vitin 2007 e miratoi Programin Nacional për Miratimin e të Drejtës së UE-së pas të cilës pasojnë revizione vjetore të këtij programi për vitin 2008 dhe 2009, si projeksione për atë se ç’do të duhet të punohet në vitin vijues, gjatë kësaj rregullisht është kryer azhurnimi i asaj që është punuar në drejtim të harmonizimit me rekomandimet dhe vërejtjet e Komisionit Evropian, në lidhje me përparimin e realizuar të vendit në procesin e aderimit në UE.

  1. Komisioni për Çështje Evropiane me shtatë vota “pro” dhe dy “abstenim” i miratoi këto konkluza:Komisioni e shqyrtoi dhe pranoi Informatën për aktivitetet e realizuara prej Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së Unionit Evropian, revizion për vitin 2009, për periudhën 01. 01. 2009 - 30. 06. 2009;
  2.  Raportin e debatit dhe informatën për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për Miratim e të Drejtës së Unionit Evropian, revizion për vitin 2009, për periudhën 01. 01. 2009- 30. 06. 2009 t’u dorëzohen deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në version elektronik për informimin e tyre.
Click