Aktivitetet



E hënë, 14 shtator 2009

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomik në mbledhjen e 25-të, të mbajtur më 11 shtator 2009, si trup i interesuar amë e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.

Arsyetim të këtij Propozim-ligji dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendës- ministri i Financave, z. Nedim Ramizi. Ai theksoi se politika fiskale në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 2009 ka qenë e dizajnuar në drejtim të stimulimit të ekonomisë vendase me qëllim që të zbuten pasojat e krizës ekonomike globale. Megjithatë, në kushte të thellimit të krizës ekonomike në korniza globale dhe reflektimi i saj mbi ekonominë e Maqedonisë, politika fiskale u gjend para sfidave të reja lidhur me arritjen e baraspeshës ndërmjet nevojës për stimulim të caktuar fiskal të ekonomisë Maqedonase nga njëra anë dhe mirëmbajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe kohezionit social nga ana tjetër.

Sipas zëvendës-ministrit të Financave, shkaqet themelore për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 janë:

  •  Lëvizjet  e realizuara negative të ngritjes ekonomike në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit, veçanërisht  në prodhimtarinë industriale;
  • Realizimi i të ardhurave të përgjithshme, veçanërisht të tatimeve nën të ardhurat të planifikuara për këtë periudhë të vitit dhe
  •  Zvogëlimi i mëtutjeshëm i të hyrave të planifikuara  me qëllim që të ruhet deficiti i planifikuar buxhetor prej 2,8% nga PBV për këtë vit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009 propozohet:

  •  Që të bëhet revidimi i pjesës së të hyrave  të planifikuara dhe zvogëlimi i tyre për 4.617 milionë denarë, përkatësisht  për 3,2% sa i përket projeksioneve të planifikuara. Në këto korniza të ardhurat tatimore janë të reviduara në nivel më të ulët për 4.441 milionë denarë,  përkatësisht për 5,7% me çka më i madh është zvogëlimi te TVSH-ja për 6,5% tatimi personal i të hyrave për 2%, si dhe të hyrat në bazë të detyrimeve doganore dhe të importit për 16,7 % para së gjithash si pasojë e importit të zvogëluar dhe zvogëlimit vjetor të shkallës së ponderuar. Për dallim nga të hyrat tatimore, kontributet sociale deri në fund të vitit pritet të kenë realizim të rritur për 2,4% para së gjithash si efekt i arkëtimit të integruar të kontributeve dhe efektet nga mundësitë ligjore për shlyerje të kamatave. Të hyrat tjera, të pa tatuarat dhe kapitale, janë të planifikuara në nivelin më të ulët në pajtim me realizimin e tyre të zvogëluar;
  •  Për sa i përket të dalave të bëhet zvogëlimi i të dalave për pagesën e rrogave dhe kompensimeve të shfrytëzuesit buxhetorë dhe të fondeve për 684 milionë denarë, ose për 3%, të cilat së bashku me zvogëlimin paraprak  prej 4%, paraqet gjithsej zvogëlim prej 7%. Zvogëlimi i propozuar është si rezultat i efektit nga masat antikrizë për ngrirjen e punësimeve përveç të atyre që janë në pajtim me proceset integruese dhe Marrëveshjes Kornizë;
  • Të bëhet zvogëlimi i të dalave  për mallrat dhe shërbimet për 113 milionë denarë ose për 1%  që së bashku me zvogëlimin paraprak  prej 16% që paraqet zvogëlimin e përgjithshëm prej 17%, ndërsa në pajim me masat antikrizë për zvogëlimin e shpenzimeve joproduktive me të cilat shpenzimet për rrugë janë zvogëluar te të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë për 50% lidhur me mjetet tjera deri në fund të vitit. Megjithatë në këtë kategori të të dalave me rëndësi është që të sigurohen mjete plotësuese në shumë prej 180 milionë denarë për furnizim me tableta tamiflu dhe vaksina për gripin AH1N1;
  • Transferet sociale të projektohen në nivelin e pandryshueshëm që siguron pagesën me kohë të pensioneve dhe harmonizimin e tyre me 2%, në pajtim me zgjidhjet ligjore, si dhe pagesën me kohë të kompensimeve për personat e papunë, kompensimet sociale dhe shërbimet shëndetësore.
  •  Në korniza të subvencioneve dhe transfereve është  siguruar   realizim i plotë  i subvencioneve në bujqësi dhe programi për zhvillim rural në shumë prej 70 milionë euro, si dhe pagesë të rregullt të bursave të nxënësve dhe studentëve.
  • Transferet në NJVL janë të planifikuara në të njëjtin nivel si paraprakisht me efekt të përfshirë nga rritja e rrogave në pajtim me marrëveshjen e lidhur me SASHK për të punësuarit në arsim dhe kulturë;
  • Të dalat kapitale janë planifikuar në nivel më të ulët se 4.340 milionë denarë apo rreth 18% në lidhje me të dalat e planifikuara, para së gjithash për shkak të zvogëlimit ligjor prej 30% tek ato të dala ku në pjesën e parë të vitit kanë pasur realizim më të ulët dhe nevoja për pezullim në të gjithë ato projekte që kanë komponentë importi dhe dinamikë të ngadalësuar. Në këtë kornizë është pezulluar blerja e autobusëve, laboratoritë në institucionet shkencore dhe fakultete, mjetet për ndërtimin e Arenës nacionale Filipi II, mjetet për Universitetin e Teknologjisë Informatike, ku për shkak të adaptimit të objektit  ekzistues janë bërë kursime reale dhe i njëjti me sukses do të fillojë në këtë vit të ri shkollor, projekte të caktuara në Ministrinë për Shoqëri Informatike, si dhe mjetet e marrjes hua nga jashtë në Agjencinë për rrugë shtetërore si pasojë e procedurave të nevojshme për efikasitet në këtë linjë kreditore dhe përgatitja e projekteve, përderisa projektet tjera për rikonstruim të 11-të rrugëve rajonale u realizua në pajtim me dinamikën e planifikuar me përkrahje financiare të Bankës Botërore dhe me mjete vetjake. Në kuadër të të dalave kapitale deri në fund të vitit janë siguruar shtesë 360 milion denarë për blerjen e dy aeroplanëve zjarrfikës dhe 60 milionë denarë për blerje të automjeteve zjarrfikëse për nevojat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Në fund të diskutimit të tij, përfaqësuesi i propozuesit shtoi se në pajtim me zvogëlimet e propozuara, politika fiskale deri në fund të vitit do të realizohet në kuadër të të hyrave të zvogëluara në shumë prej 138.459  milionë denarë  që do t’i financojnë të dalat në shumë prej  149.594 milionë denarë. Në kornizë të këtij projeksioni të reviduar deficiti buxhetor është planifikuar në shumë prej 11.135 milionë denarë, përkatësisht 2,8% nga PBV, në të cilën është kyçur deficiti i buxhetit themelor nga deficiti 2,4% i Agjencisë për rrugë nga 0,3% deficiti i linjave kreditore për  projekte në shumë prej 1%.

Financimi i deficitit të planifikuar buxhetor dhe servisimi i rregullt i detyrimeve të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm do të sigurohen përmes dhënies së letrave shtetërore me vlerë në shumë prej 4.436 milionë denarë, (që paraqet obligim më të vogël për 1.564 milionë denarë), linja kreditore nga banka botërorë në shumë prej 3.197 milion denarë, linja kreditore për disa projekte në shumë prej 780 milionë denarë, si dhe nga euro fletobligacionet.

Në propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, Komisioni për Çështje Ekonomike nuk parashtroi amendamente. 

 Pas mbarimit të debatit, Komisioni me shumicë votash erdhi në përfundim që Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, ta dërgojë në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe raportin nga mbledhja t’ia dërgojë Komisionit për Financim dhe Buxhet si trup punues amë.

Click