Aktivitetet



E mërkurë, 23 shtator, 2009

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike në mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 22 shtator 2009, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike-industriale (leximi i parë).

Arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike-industriale e bëri përfaqësuesi i propozuesit - ministri i Ekonomisë, z. Fatmir Besimi.

Ai theksoi se me propozim-ligjin bëhet rirregullimi i dispozitave të caktuara me Legjislacionin evropian, para së gjithash harmonizimi i terminologjisë, saktësimi i procedurës për ndarjen e ndihmës shtetërore, vëllimi i të njëjtës dhe saktësimi i dispozitave që kanë të bëjnë me marrjen e statusit të shfrytëzuesit të zonave zhvillimore teknologjike-industriale, si dhe periudha nga e cila shfrytëzuesi i zonës i nënshtrohet lehtësimeve dhe lirimeve nga tatimet, si dhe saktësimi i tyre.

Ndryshim-plotësimet janë në drejtim të harmonizimit me Ligjin për ndihmë shtetërore. Propozohen edhe ndryshime për shkak të saktësimit të periudhës së marrjes së statusit të shfrytëzuesit të zonave zhvillimore teknologjike-industriale, ndërsa këto ndryshime janë: saktësimi i definicionit shfrytëzues i zonave zhvillimore teknologjike-industriale, përkatësisht marrja e statusit të shfrytëzuesit të zonës, ndërsa kjo nga momenti i lidhjes së marrëveshjes për kryerjen e veprimtarisë dhe marrjen e vendimit të punës; definimi i njëjtë i nocionit ndërmarrje e vogël në pajtim me definicionin për ndërmarrje të mesme dhe saktësimi i nocionit ndërmarrje me vështirësi.

Njëkohësisht, inkorporohet shkalla e përmasave në të cilën mund të lëvizë intensiteti i ndihmës shtetërore  e cila mund të ndahet për projektet fillestare investuese me harxhime të arsyeshme me mbi 50 milionë euro, mënyra e notifikimit të tyre për Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës, kushtet në të cilat caktohet intensiteti i ndihmës për këto projekte, si dhe saktësimi i kushteve të volitshme nga të cilat përbëhet ndihma rajonale, ndërsa të cilat harmonizohen me Ligjin për ndihmë shtetërore të Legjislacionit të UE-së.

Intensiteti i ndihmës mund të jetë:

- 100% nga intensiteti maksimal i ndihmës rajonale dhe atë për pjesën e harxhimeve të arsyeshme në lartësi deri 50 milionë euro në kundërvlerë me denarë;

- 50% nga intensiteti maksimal i ndihmës rajonale dhe atë për pjesën e harxhimeve të arsyeshme në lartësi deri 50-100 milionë euro në kundërvlerë me denarë dhe

- 34% nga intensiteti maksimal i ndihmës rajonale dhe atë për pjesën e harxhimeve të arsyeshme kalojnë mbi 100 milionë euro në kundërvlerë me denarë.

Në lidhje me dhënësit e ndihmës shtetërore, të njëjtit janë të obliguar që çdo vit, më së voni deri 28 shkurt, Agjencisë për investime të huaja të japin informata për ndihmën e ndarë shtetërore, për vitin e kaluar.

Në ndryshimet e propozuara saktësohet momenti nga i cili fillojnë të llogariten lirimet dhe lehtësimet tatimore. Risi është lirimi nga tatimi personal i të hyrave për periudhë prej 10 vjetësh, në vend 50% për 5 vjet. Ky ndryshim futet për shkak të ndikimit pozitiv të pritur në aspekt të promovimit të mundësive dhe kushteve të volitshme investuese të cilat i ofron Republika e Maqedonisë. Në vend % , futen fjalët pikë të përqindjes për shkak të harmonizimit me mënyrën e përllogaritjes të intensitetit të zmadhuar të ndihmës së ndarë për trajnime. Ndryshime bëhen në lehtësimet dhe lirimet doganore. Këto ndryshime inkorporohen për shkak të harmonizimit me Ligjin për zonat zhvillimore teknologjike-industriale me kërkesat e Komisionit Evropian në pjesën e saktësimit të kushteve të volitshme nga të cilat përbëhet ndihma rajonale.

Agjencia për investime të huaja në Republikën e Maqedonisë e përgatit dhe nënshkruan marrëveshjen me të cilën ndahet ndihma shtetërore në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhënës i ndihmës shtetërore.

Duke marrë parasysh atë që Ligji për planifikim hapësinor i nënshtrohet ndryshimeve dhe plotësimeve, është e nevojshme një dispozitë e përgjithshme e cila orienton që themelimi i zonës do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për planifikim hapësinor në fuqi.

Në debatin e Komisionit morën pjesë kryetari Lubisav Ivanov Xingo, anëtarët Marjanço Nikolov dhe Adnan Jashari, si dhe ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni me shumicë votash përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike-industriale është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click