Aktivitetet



E enjte 20 gusht 2009

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane në mbledhjen e mbajtur më 19 gusht 2009, në leximin e parë i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Z-nj. Nerime Xheladini nga Ministria e Ekonomisë e arsyetoi nevojën e miratimit të Propozim-ligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji  nga aspekti i harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, në mbledhje të Komisionit morën pjesë z. Nedim Ramizi, zëvendësministër i financave dhe z-nj. Vera Kazankova, udhëheqëse e sektorit në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë, të cilët e arsyetuan  nevojën e miratimit të Ligjit  nga aspekti i harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debat morën pjesë deputetët Mile Paçemski dhe Pançe Dameski.

Deputeti Mile Paçemski duke u thirrur në Direktivën 2006/112/EEZ të Këshillit nga 28 nëntori 2006, për sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar, sipas të cilit vendet anëtare mund të zbatojnë dy ose tri shkallë të privilegjuara, pyeti  se si është zbatimi i tij në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Deputeti Pançe Dimeski, theksoi  se  me zbatimin e shkallës së privilegjuar prej 5% të ujit për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore nuk do të thotë se do të zvogëlohen edhe të ardhurat në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, sepse  shkalla e privilegjuar mund të jetë stimul për rritjen e sipërfaqeve të ujitura, ndërsa me këtë edhe të ardhura më të mëdha buxhetore.

Lidhur me vërejtjet e paraqitura u theksua se në vendet anëtare të BE-së, praktikohet  zbatimi i një shkalle të autorizuar prej 5% dhe  një prej 8%.

 Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Propozim-ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, janë përkrahur dhe duhet të jepen në leximin e mëtejmë  nga aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

Click