Aktivitetet



E mërkurë, 19 gusht 2009

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike në Mbledhjen e njëzetetretë të mbajtur më 18 gusht 2009, si trup amë punues e shqyrtoi Propozimin–ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i parë).

Nevojën për ndryshimin dhe plotësimin  e Ligjit për metrologji e arsyetoi Katerina Kotevska, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, e cila theksoi se dispozitat e ligjit të propozuar transformohen, një pjesë e dispozitave të MI direktivës së Parlamentit dhe Këshillit Evropian, që është miratuar më 31 mars 2004, me qëllim që të sigurohet niveli minimal i saktësisë së  matësve, tejkalimin e barrierave teknike të tregtisë.
Gjatë transportimit të kësaj direktive u imponua nevoja e riformulimit të caktuar të definicionit matës, si dhe plotësimin e  definicioneve të reja  për nocione të caktuara që përdoren  në dispozitat e bashkëngjitura dhe ato ekzistuese të Ligjit për metrologji, ndërsa  e gjithë kjo me qëllim të zbatimit të  tyre, që do të rezultonte me efekte pozitive. Në ndryshimet dhe plotësimet e këtij Ligji, për herë të parë definohen nocionet  siç janë prodhues, lëshimi në qarkullim, përfaqësuesi i autorizuar, vënia në përdorim, standardi i harmonizuar, dokumenti normativ, mbikëqyrja metrologjike, kontrolli ligjor metrologjik, kontrolli ligjor metrologjik, si dhe  mbikëqyrja metrologjike mbi sasitë dhe shenjat  e sasisë së prodhimeve të paketuara.

I dërguari  Katerina Kostevska, theksoi se thelbi dhe qëllimet e dispozitave të Ligjit  kanë për qëllim sigurimin e mbrojtjes së njerëzve, mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurinë e përgjithshme teknike, mbrojtjen e shpenzuesve, këmbimin e papenguar   të mallrave dhe shërbimeve dhe ngjashëm.

Gjithashtu me Propozim-ligjin, përcaktohen rregullat dhe obligimet e prodhuesit, të personave juridikë dhe fizikë të cilët i lëshojnë në qarkullim, matësit të cilët janë me kërkese thelbësore të vendosjes dhe përshtatjes. Ajo theksoi se MI direktiva paraqet direktivë nga qasja e re, në të cilën  krijohet treg përbashkët për matësit, të cilët i nënshtrohen kontrollit legal metrologjik, njëkohësisht si shkallë e lartë e mbrojtjes së konsumatorëve.

Në debatin e Komisionit morën pjesë deputetët: Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit, Lubisllav Ivanov Xingo, si dhe përfaqësuesi nga  Byroja për meteorologji, Dano Pendovski.

Komisioni  për çështje ekonomike në bazë të debatit njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dh plotësimin e Ligjit  për metrologji,  është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click