Aktivitetet



E enjte, 11 qershor 2009

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëmbëdhjetë të mbajtur më 9 qershor 2009, e shqyrtoi si trup punues amë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim (leximi i dytë) dhe Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për procedurën kontestimore (leximi i dytë).

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, Komisioni me shumicë votash shqyrtoi dhe miratoi katër amendamente.

Komisioni konkludoi që Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim ta dërgojë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për procedurë kontestimore është lirimi i gjyqeve nga lëndët jokontestuese që do të kontribuojë për funksionimin më efikas të gjyqeve.

Komisioni konkludoi që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për procedurën kontestimore.

Click