Aktivitetet



E premte, 20 nëntor 2009

MBLEDHJA E PESTË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE                           

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive më 18 nëntor 2009, e mbajti Mbledhjen e pestë me ekspozenë e shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Hoze Luis Herero, lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Në mbledhje, përveç kryetarit të Komitetit Xhevat Ademi dhe anëtarëve, morën pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Hoze Luis Herero me bashkëpunëtorët Bear Grazhdani dhe Domenig Alboneti, si dhe Zëvendës-kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdulaqim Ademi.

Ambasadori i OSBE-së vlerësoi se marrëdhëniet ndëretnike në vend, janë përmirësuar pas konfliktit të vitit 2001. Bashkëpunimi ndërmjet bashkësive etnike dhe respektimi i pakicave është çelësi për stabilitet në vend. Ai theksoi se nëse ekziston vullnet i mirë te partitë politike, atëherë duhet të mendohet jo vetëm për të drejtat e bashkësive etnike, por të përmirësohet edhe sistemi i cili do t’i mbrojë ato të drejta.
Ambasadori Herero shprehu dëshirë që në të ardhmen të formohen grupe punuese nga radhët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet  Bashkësive  dhe me ndihmën e OSBE-së, të shkëmbehen informata dhe përvoja lidhur me të drejtat e njeriut.

Kryetari i Komitetit, Xhevat Ademi, shprehu mendimin se debatet e këtilla janë shumë të dobishme për funksionimin e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe se praktika e këtillë do të vazhdojë edhe mëtej. Gjithashtu, kryetari i informoi të pranishmit për vullnetin e mirë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për implementimin e plotë të Marrëveshjes kornizë, e për këtë qëllim në Buxhetin për vitin 2010, janë paraparë mjete të mjaftueshme për Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë.

Në mbledhje u shprehën mendime pozitive për funksionimin dhe punën  e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, megjithatë kishte edhe propozime për avancimin e punës.

 

Click