Aktivitetet



E premte, 18 shtator 2009

MBLEDHJA E TETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime, në mbledhjen e mbajtur më 17 shtator 2009, e shqyrtoi Informacionin për Instrumentin për ndihmë paraaderuese-IPA, i përgatitur nga Sekretariati për Çështje Evropiane pranë Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesi i Sekretariatit për Çështje Evropiane, z. Dragan Tilev, informoi për vendosjen e strukturave dhe komponentëve të Instrumentit për ndihmë paraaderuese, për përgatitjen dhe implementimin e sistemit të administrimit të decentralizuar me mjetet IPA. Karakteristikë e përgjithshme për Instrumentin për ndihmë paraaderuese është se për Republikën e  Maqedonisë, si vend kandidat, ofron më shumë mjete financiare nga programet të cilat janë shfrytëzuar paraprakisht. Ndihma financiare përmes programit IPA është rreth 40 deri më 50 euro për krye banori dhe është më e lartë në raport me vendet nga vala e fundit e zgjerimit të UE-së.

Për përfitimet nga shfrytëzimi i instrumenteve paraaderuese të UE-së folën  përfaqësuesit e Delegacionit  të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Lukas Melka dhe z-nj. Emanuel Gujheneuf.

Në debat  me diskutime dhe komente  të tyre morën pjesë kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, përfaqësues nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë z. Dimitar Mirçev, anëtari i Këshillit Nacional Kenan Hasipi, përfaqësuesi i Lidhjes së Odës Ekonomike z. Mirçe Çekrexhi, drejtori ekzekutiv i BNJVL, z-nj. Dushica Perishiç dhe drejtori  i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z. Blerim Zllatku.

Click