Aktivitetet



E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e tetë i shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëmarrësve në operacionet paqësore dhe operacionet për mbrojtje kolektive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, dhe të anëtarëve të familjeve të tyre – Leximi I dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë.

Njëkohësisht, rendi i ditës u plotësua me Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan dhe me Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në operacionin paqësor të Unionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA.

Komisioni vlerësoi njëzëri që Propozim-ligji për të drejta të veçanta për pjesëmarrësit në operacione paqësore dhe operacione të mbrojtjes kolektive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtejshëm.

Gjithashtu, Komisioni i shqyrtoi dhe i miratoi edhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacion paqësor në Afganistan dhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Unionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA.

Click