Aktivitetet



E enjte, 5 nëntor 2009

MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MBROJTE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojte dhe Siguri në mbledhjen e Tetëmbëdhjetë, të mbajtur më 4 nëntor 2009, si trup punues amë në leximin dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojte të përkohshme.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Xhevat Buçi, zëvendës-ministër i Punëve të Brendshme.

Për Propozim-ligjin deri në afatin përcaktuar, u parashtruan dy amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni i parashtroi amendamentet, si vijojnë:

  • Amendamenti 1 i parashtruar nga grupi parlamentar i LSDM-së, si vijon:
    Në nenin 8, titulli para nenit 23, ndryshohet si vijon:
    ”Personat e mitur pa shoqërim dhe personat me pengesë trupore, intelektuale ose të kombinuar”.
    Në paragrafin 1, fjalët “personat me pengesa në zhvillimin psikik”’ zëvendësohen me fjalët “edhe personat me pengesë trupore, intelektuale ose të kombinuar”, ndërsa fjalët “edhe personat e paaftë për proces” shlyhen.
    Komisioni me 3 vota “për” dhe 10 “kundër”, nuk e miratoi këtë amendament.
  •  Amendamenti 2 i parashtruar nga grupi parlamentar i LSDM-së, si
     vijon: Në nenin 9, në nenin e ri 23-a, paragrafi 2, fjalët “personat  e paaftë për proces, personat e mitur”, shlyhen, ndërsa fjalët “personat me pengesa në zhvillim”, zëvendësohen me fjalët “personat me pengesë trupore, intelektuale ose të kombinuar”"
    Me 2 vota  “për” dhe 10 “kundër”, Komisoni nuk e miratoi këtë Amandament.

Në bazë të nenit 149 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Mbrojte dhe Siguri e propozoi Amendamentin I në vijim, në nenin 8, në titullin para nenit 23 dhe në paragrafin 1 të nenit 23, fjalët “psikike” zëvendësohen me fjalën “mentale”. 

Amendamneti propozohet për shkak të harmonizimit terminologjik me Ligjin për mbrojte sociale. Komisioni e miratoi amendamentin e propozuar.

Në fund, Komisioni njëzëri e votoi propozimin e plotësuar të këtij ligji, që të jepet në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click